Orban: Ne fituam, një betejë e madhe është para nesh! Berisha uron mikun e tij

Në bazë të rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, fituese është partia kundër imigracionit e kryeministri aktual Viktor Orban.
Duke shpallur fitoren në një fjalim në Budapest, ai tha se fitorja e partisë së tij Fidesz, është “një mundësi për të mbrojtur Hungarinë”.
Gjatë fushatës për zgjedhjet e së dielës ai ishte përqendruar në qasjen kundër imigrantëve dhe përsëriti teoritë konspirative se Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe filantropisti George Soros duan ta shndërrojnë Hungarinë në “vend të imigrantëve”.
Sipas rezultateve paraprake Fidesz do të ketë 133 deputetë në parlamentin 199 vendesh.
Ai e filloi fjalimin e tij para mbështetësve pak pas shpalljes së rezultateve paraprake me mesazhin e qartë: “Ne fituam”.
Ai i tha turmës së mbledhur se “kemi krijuar një mundësi për të mbrojtur Hungarinë. Një beteje e madhe është para nesh. Ne kemi shënuar një fitore vendimtare”.
Kjo është fitorja e katërt e tij. Ai kishte drejtuar koalicionin qeverisës të udhëhequr nga parit Fidesz gjatë viteve 1998- 2002, para se të rikthehej në pushtet në vitin2010.
Fjalimet e tij para zgjedhjeve të së dielës kanë alarmuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara si dhe kanë shtuar shqetësimet e grupeve për të drejtat civile për sulme ndaj medias dhe gjyqësorit.

Urimi i Berishës për Orban
Nje fitore spektakolare e kryeministrit Viktor Orban dhe partise se tij FIDESZ!
Te dashur miq, partia simoter e qendres se djathe ne Hungari, FIDESZ e udhehequr me vizion dhe aftesi te veçanta nga Kryeministri Viktor Orban fitoi dje thelle per te treten here me rradhe, si shperblim i sukseseve te medha te reformave te tij, zgjedhjet parlamentare.
Kjo eshte nje arritje historike per kryeministrin Orban, partine e tij dhe mbare qendren e djathte te Europes.
Ndaj me kete rast le t’i percjellim te dashur miq pershendetjet dhe urimet me te perzemerta per fitoren spektakolare mikut te shquar te PD, Shqiperise dhe kombit shqiptar, kryeministrit Viktor Orban, bashkepuntoreve tij te ngushte dhe partise se tij Fidesz per kete fitore frymezuese per miqte e tyre Shqiperi, Europe dhe ne mbare boten! sb

Artikulli paraprakShqiptarët do të paguajnë për inceneratorët e Ahmetajt 25 milionë dollarë vetëm gjatë këtij viti
Artikulli tjetërFotot e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik, mes tyre edhe vajza franceze