Ora më idiote

“Kë shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë fashist”. Intervistë me Andrew Roberts, biografin e Winston Churchill.

“Pse Anglia nuk do ta dëgjojë tëvërtetën lidhur me Winston Churchill?”, pyeste “The Guardian”, ndërsa Chartwell, ish rezidenca e kryeministrit anglez, përfundonte në listën e “pronave të skllavopronarëve” të British National Trust dhe që Churchill sapo e kishin quajtur “suprmeacist të bardhë” që udhëhoqi një perandori “më të keqe se ajo e nazistëve”. Akuza ka ardhur nga një konferencë akademike në kolegjin e Cambridge të quajtur në nderim të kryeministrit, Churchill College. Ndërkaq një shkollë angleze, Seaford Head School, e fshinte emrin e Churchill nga strukturat e saj. Numri dy i Jeremy Corbyn dhe kancelar hije, John McDonnell, e kishte quajtur Churchill “kriminel” dhe si të harrohej që në vazhdën e Black Lives Matter monumenti i Churchill përpara Westminster është vandalizuar dhe se autoritetet janë detyruar që ta mbulojnë për të mos e parë publiku.

“Winston Churchill ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne”, thotë për “Il Foglio” Andrew Roberts, biografi i Churchill. “Karakteri i tij është formuar nga bekgraundi i tij aristokratik, nip i një duke dhe i lindur në Blenheim Palace; nga shkujdesi dhe shpesh nga përbuzja e prindërve të tij, që megjithatë i donte shumë; nga të qënit autodidakt ndërsa kryente shërbimin ushtarak në kufirin veriperëndimor të Indisë; nga kurajo e pafundme fizike që e ka bërë të luftojë në katër kontinente dhe nga arratia e tij sensacionale nga një kamp robërish lufte në Luftën Boere. Lufta dhe varfëria relative e tij, për shkak të prindërve dorëshpuar, e kanë shtrënguar që të fitojë për të jetuar si korrespondent lufte dhe të shkruajë 37 libra, për të cilët ka fituar Nobelin për Letërsinë”.

Karakteri i Churchill dallohej prej një ndjenjë e jashtëzakonshme humori. “Ishte jashtëzakonisht argëtues dhe libri im përfshin 200 batuta të tij. Një prej kënaqësive e shkrimit të librit është se nuk më është dashur të lexoj më shumë se 4 apo 5 faqe – as diskutimet e tij lidhur me bilancin kur ishte Kancelar i Skakierës – pa hasur në ndonjë qyfyr apo batutë”.

Megjithatë, tipari më i rëndësishëm i karakterit të Churchill ishte kurajoja morale e tij. “Kur ka paralajmëruar për rreziqet e përfaqësuara nga nazistët po i predikonte një populli që nuk donte të dëgjonte, për shkak të traumës që çdo familje në Britaninë e Madhe kishte përjetuar në Luftën e Parë Botërore. Është përqeshur nga shtypi, kontestuar në Dhomën e Komuneve dhe për pak sa nuk i është hequr përfaqësimi nga partia. Megjithatë, për asnjë moment nuk ka menduar që t’i zbusë kritikat e tij ndaj Hitlerit, pasi e dinte që kishte të drejtë. Ajo që më ka goditur më shumë në shkrimin e këtij libri ka qenë aspekti i tij lidhur më kurajon morale, për të cilin denonconte natë pas nate nazistët në Parlament, pavarësisht se mbështetej vetëm nga 2 apo 3 parlamentarë në një Dhomë Komunesh që numëronte 650 anëtarl, por nuk e ndryshonte mesazhin e tij për t’u përshtatur me vizionin mbizotërues”.

Për motive të ndryshme, Churchill është një prej figurave kyçe të shekullit të Njëzet. “Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore ishte prej 3 vitesh Lord i Parë i Admiraliatit në krye të Marinës britanike dhe siguroi që Royal Navy të ishte e gatshme për konfliktin. Fakti që trupa ekspedicionare britanike qe në gjendje ta arrinte kontinentin për të ndihmuar që të mbrohej Parisi nga rënia në duart e gjermanëve pjesërisht i detyrohet atij. Ka qenë mbështetësi i parë i tankut, që ka pasur kaq shumë influencë – në të mirë dhe në të keq – në shekullin e Njëzet. Ishte babai i Royal Air Force që ka shpëtuar Britaninë e Madhe nga pushtimi në 1940 dhe i mundësoi që të vazhdojë luftën kundër Hitlerit pasi British Expeditionary Force u largua nga Dunkerque. Qenë ata të establishmentit britanik, midis të cilëve Lordi Halifax, ministër i Jashtëm, që donin të bënin paqen me Hitlerit. Do të kishte qenë katastrofike për moralin britanik dhe do t’u mundësonte gjermanëve që të përqëndroheshin tek Bashkimi Sovjetik. Sikur Hitleri ta kishte mundur Rusinë, do të kontrollonte të gjithë kontinentin nga Urali në La Mansh. Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin mundur ta përdornin Britaninë e Madhe si trampolinë lëshimi për çlirimin e Europës në D-Day. Pasi amerikanët hynë në luftë në dhjetorin e 1941, qe Churchill ai që i bindi të adoptojnë strategjinë në bazë të së cilës fillimisht Afrika Veriore u çlirua nga Boshti, pastaj Siçilia dhe Italia kontinentale, duke çuar në rënien e Mussolini. Qe vetëm të nesërmen e çlirimit të Romës që Aleatët mundën ta kalojnë La Manshin në operacionin “Overlord”. Kjo strategji ishte e Churchill”.

Militaristët prusianë më 1914, nazistët në vitet 40 dhe komunizmi sovjetik pas luftës… “Churchill ka bërë një numër të madh gabimesh gjatë karrierës së tij: gold standard, fushatën e Gallipoli, admirimin për Mussolini, kundërshtimin e tij fillestar ndaj sufrazhit femëror e kështu me radhë. Por lidhur me tri çështjet e mëdha e shekullit të Njëzet, domethënë kërcënimet e paraqitura lirisë nga Gjermania wilhelmiane, më pas nga Gjermania e Hitlerit dhe më pas nga komunizmi sovjetik, pati të drejtë. Qe jo vetëm politikani i parë i rëndësishëm britanik që paralajmëroi për kërcënimin nazist dhe më pas atë sovjetik, por për shumë vite qe i vetmi. Ka qenë oratori më stimulues i historisë britanike dhe një prej rektorëve të mëdhenj të historisë botërore. Anipse paralajmërimet e tij nuk u dëgjuan në fillim, aq i fortë që fuqia e gjuhës së tij, sa që mesazhi më së fundi erdhi, edhe pse nuk qe në qeveri kur paralajmëroi kundër nazistëve apo në mesin e viteve Dyzet, kur paralajmëroi kundër imperializmit sovjetik. Në marsin e 1946, Churchill shkoi në Fulton të shtetit Missouri për të dhënë paralajmërimin e tij të famshëm se Stalini kishte nisur tashmë një Luftë të Ftohtëa. “Nga Shçeçini në Balltik tek Trieste në Adriatik”, i tha një publiku që përfshinte presidentin amerikan Harry Truman, “një Perde e Hekurt ka zbritur në të gjithë kontinentin. Prapa kësaj vije gjenden të gjitha kryeqytetet e shteteve të lashta të Europës Qendrore e Lindore. Varshava, Berlini Praga, Vjena, Budapesti, Beogradi, Bukureshti dhe Sofja, të gjithë këtë qytete të famshme dhe popullsitë rreth tyre ndodhen në atë që duhet ta quaj sfera sovjetike”. Vjena ishte nën pushtimin rus dhe vetëm në 1955 u bashkua me sferën perëndimore. Partitë komuniste në Europën Lindore, tha Churchill, qenë “qeveri policie” të drejtuara “nga diktatorë apo nga oligarki që operonin nëpërmjet një partie të privilegjuar dhe një policie politike”. Sigurisht që kjo nuk ishte, ka thënë ai, “Europa e çliruar për të cilën kemi luftuar”. Askush në atë kohë nuk donte ta dëgjonte këtë të vërtetë. Bashkimi Sovjetik kishte humbur mbi 20 milion të vdekur duke luftuar nazistët dhe, anipse sot duket e vështirë t’i japësh kredit, në atë kohë Stalini ishte tmerrësisht popullor në Perëndim, i mbiquajtur “Uncle Joe”. Duhet kurajoja morale për Churchill, ashtu si edhe një aftësi e madhe parashikuese”.

Sot në Angli pjesë të rëndësishme të elitës e quajnë “kolonialist” dhe “racist”. “Në pjesën më të madhe i detyrohet batutatve dhe vëzhgimeve të bëra nga Churchill lidhur me njerëzit jo të bardhë dhe të nxjerra nga konteksti i tyre historik dhe qëllimisht humoristik”, thotë Roberts. “Kontributi që i ka dhënë luftës kundër racistit më të keq të historisë – Adolf Hitlerit – injorohet, në favor të një fushate politike lidhur me dia vëzhgime që sot me të drejtë i gjejmë të padrejta. Për shembull, diskutimi mbi qëndrimin e Churchill kundrejt popujve vendas të Perandorisë Britanike nuk mund të përmblidhet me tri fjalë të paraqitura në statujën e tij, siç ka ndodhur në sheshin e Parlamentit. Churchill bëri vëzhgime dhe batuta për jo të bardhët që sot do t’i gjenim krejtësisht të papranueshme, edhe pse ja vlen barra qiranë të nënvizohet se ka bërë edhe shumë vëzhgime të njëllojta ose më denigruese edhe lidhur me europianët. Ndryshe nga Karl Marksi, Churchill nuk e ka përdorur kurrë fjalën “N”. Kur Churchill ishte në shkollë, Charles Darwin ishte ende gjallë dhe njerëzit besonin se një hierarki raciale ishte një fakt shkencor. Megjithatë, gjatë gjithë jetës së tij, Churchill ka luftuar për të mbrojtur popujt jo të bardhë të Perandorisë dhe ishte krenar për mënyrën me të cilën jetëgjatësia e indianëve ishte dyfishuar dhe popullsia e tyre ishte trifishuar nën dominimin britanik. E konsideronte detyrë të tijën kërkimin e përmirësimit të jetës së popujve vendas. “Black lives matter” për Churchill. Disa prej sulmeve ndaj Churchill vijnë nga e majta ekstreme dhe nga anarkistët, pasi ishte i qartë në antikomunizmin dhe në kundërshtimin e tij ndaj anarkizmit. I ka takuar për herë të parë anarkistët si kërcënim terrorist në periudhën 1910 – 1911 si ministër i Brendshëm dhe në vijim e ka identifikuar si rrezik gjatë Luftës Civile Spanjolle. Churchill nuk ishte liberist ideologjik, por besonte qartazi në aftësinë e tregut për të siguruar mallra e shërbime me çmim më të ulët për konsumatorin dhe e shikonte kapitalizmin si një motor të domosdoshëm për zhvillimin njerëzor dhe përmirësimin material e moral të njerëzimit”.

Nxjerrja e figurave historike jashtë kontekstit është absurde. “Reputacioni i njerëtve shkatërrohet pse kanë shprehur opinione që një pjesë e madhe e njerëzve kishte në atë moment, pasi nuk është mjaftueshëm politikisht korrekt, ose woke. Deri Mahatma Gandhi theksonte ato që për ne sot janë opinione jashtëzakonisht fyese për zezakët, duke i përshkruar si “një shkallë poshtë kafshës”. Shumë shpesh statujat e sulmuara në luftërat tona kulturore janë të njerëzve që kanë ndërtuar apo mbrojtur perandorinë. Hititët, mongolët, aztekët, zulut, osmanët dhe shumë të tjerë gjatë gjithë historisë kanë ndërtuar të gjithë perandori të mëdha nuk qenë europianë të bardhë. Shumë kanë zgjatur shumë më gjatë se Perandoria Britanike. Po ku është zulu që turpërohet nga Shaka? Po mongoli që ankohet për Gengis Khan? Po yzbeku që kërkon falje për Timurlengun? Virusi i urrejtjes së vetes është ekskluzive e popujve të gjuhës angleze. Është e rrallë të gjesh ndonjë italian që të mos jetë krenar për Perandorinë Romake. Revolucioni kulturor kinez nuk është paralajmërim për të majtën britanike; është një model. Duhet ta durojmë këto moment destruktiv, të udhëhequr në pjesën më të madhe nga injorantë, të zemëruar, woke nën 30 vjeçarë që urrejnë të kaluarën e Britanisë së Madhe sepse nuk i është mësuar kurrë objektivisht. Janë flokë dëbore që nuk e durojnë faktin e të jetuarit në një vend plot histori, pjesërisht e shëmtuar, por për pjesën më të madhe e lavdishme. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e popullit britanik është e shokuar dhe e refuzuar nga ky sulm ndaj statujave. Kështu që jam i lumtur që po luftoj luftën kulturore, pasi pavarësisht se mediat e majta, bota akademike, sindikatat e mësuesve dhe sharlatanët me sprei në dorë, populli britanik do të fitojë, boll që debati të bëhet në mënyrë racionale dhe jo nga mafia e parë muajt e fundit. Vetëm atëhere do të kërkojmë fundin e këtij shkatërrimi të monumenteve tona dhe të së kaluarës”.

Ju keni shkruar se besoni që qytetërimi perëndimor është shpresa më e mirë e fundit jo vetëm për Perëndimin, por për njerëzimin. “Trashëgimia perëndimore e pakalueshme në historinë njerëzore”, konkludon Andrew Roberts. “Po nëvlerësojmë kontributet e mëdha të bëra në poezi, arkitekturë, filozofi, muzikë dhe art për t’u ndjerë më pak në faj prej imperializmit, kolonializmit dhe skllavërisë, edhe pse kjo e fundit ka qenë një krim moral i kryer nga stërgjyshërit tanë. Duhet të tregojmë Cappella degli Scrovegni të Giotto në Padova, që artikulon skolastikën komplekse e Shën Agostinit në pikturë; “Princin” e Machiavelli, teorinë e parë politike moderne; “Pranverën” e Botticelli, kuintesencën e humanizmit rilindas; veprat e Teresa d’Avila dhe të Dekartit; simfonitë e Beethoven dhe Shakespeare, veprat tetrale e të cilit Harold Bllom ka thënë se “mbesin limiti i jashtëm i suksesit njerëzor”. Nuk mund ta dijmë nëse fushata aktuale kundër qytetërimit perëndimor me ta arritur objektivin e saj, fëmijëve dhe nipërve tanë do t’u mësohet ajo që është gjallë dhe lidh në mënyrë intime katedralet e mëdha gotike ruopiane, gjigandët e romanit të Tetëqindës nga Dickens tek Flaubert dhe Tolstoj, mjeshtrat hollandezë e shekullit të Shtatëmbëdhjetë si Rembrandt, dhe më pas Versjën, Hermitazhin dhe Alhambran. Në qendër të këtij tranferimi vlerash në koë dhe në hapësirë ishte demokracia, për të cilën Churchill tha shprehjen e njohur: “Demokracia është forma më e keqe qeverisëse, me përjashtim të gjithë të tjerave”. Gjeneratat që janë rritur duke i njohur këto të vërteta më shumë sesa duke u grindur me ndjenjën e fajit e të pasigurisë lidhur me “vetëdijen false” janë me fat, pasi ju mundësua të studiojnë lavditë e qytetërimit perëndimor në mënyrë që të mos viheshin në siklet, pa turp dhe të mos rëndoheshin nga ndjenja faji. Kush do ta bëjë do ta njohë më mirë qytetërimin e vet dhe si ka përfituar e vazhdon të përfitojë prej tij raca njerëzore”.

Me kusht që njeriu i cili ka çliruar kampin e përqëndrimit të Bergen Belsen dhe që u ka thënë anglezëve të luftonin plazheve të mos trajtohet si nazist. Duhet të dalim nga ora më e çmendur e Perëndimit.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakShpërthejnë revoltat në burgje! Pas grevës së Burrelit, të burgosurit në Peqin futen në grevë urie
Artikulli tjetërShehi: Agjencitë e Ramës, njësoj si Komitetet e Partisë