Opozita, marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin

Nga Shkodra, opozita ka marrë vendimin që marrëdhëniet me parlamentin të jenë të kushtëzuara. Në një dalje për mediat pas mbledhjes që opozita zhvilloi në Shkodër, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se ky vendim i është imponuar nga qytetarët e Shkodrës.
Vasili: Jemi këtu dhe do të jemi në të gjithë vendin për të marrë këtë detyrim të madh pasi përfundimisht Shqipëria është pa qeverisje dhe pa drejtim dhe këtë drejtim ajo e ka ndarë me bandat, të cilat gjysmat janë në rrugë dhe gjysma në tavolinat e qeverisë. Nuk ka më ministri të Brendshme, sepse duart e ministrisë së Brendshme i ka lidhur krimi dhe trafiku. Përfundimisht qeverisja i është dorëzuar kriminelëve dhe ka lënë qytetarët vetëm. Ne jemi këtu për të treguar që qytetarët nuk janë vetëm, por opozita në krye dhe kurajo e qytetarëve do ti japë ndëshkimin e merituar atyre që fshihen në Tiranë, kur duhet të jenë në Shkodër.
Grupi i deputetëve të PS sot hapi një kuvend duke demonstruar si një grup deputetësh kusling, grabitqarë, armiq të popullit dhe kundra popullit.
Opozita ka vendosur që marrëdhënie me parlamentin të jetë e kushtëzuar. Të ketë një qëndrim të papajtueshëm dhe zero kompromis me një qeverisje të kriminalizuar.
Të gjitha faktet që po demonstrohen në mënyrë të përditshme janë fakte që tregojnë kriminalizimin të kryeministrit të vendit dhe secili prej tyre. Ndaj këtë papajtueshmëri të plotë pa asnjë ekuivok dhe me cdo kusht, pra asnjë kompromis me këtë qeveri, na e ka imponuar populli shqiptar në përgjithësi dhe populli i Shkodrës në vecanti.
Ky qëndrim do të jetë i prerë derisa vendi të çlirohet nga krimi dhe kriminelët dhe çdo qytetar të marrë frymë i qetë. Kjo luftë fillon sot dhe nuk ndalet deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Reagimi do të jetë i fortë, format do të jenë në sytë tuaj sic kanë qenë, por thashë që do jetë një raport i pakthyeshëm dhe pa kompromis. Këtë detyrë na i imponoi populli i Shkodrës.

Artikulli paraprakFestimi me shqiponjë, Federata e Anglisë jep vendimin ndaj Mustafit
Artikulli tjetërGati revolta, 13 mijë lekë për të kaluar në Rrugën e Kombit, zagarët e Ramës në media nisin reklamën