Opozita do të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore

Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj kanë pranuar ftesën e OSBE-së për tryezën e thirrur nga kjo e fundit për reformën zgjedhore. Vendimi ëhstë marrë pas takimit të Kryetarit të PD Basha me aleatët.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi deklaroi se opozita është në favor të reformave dhe të hapjes së negociatave duke e parë këtë si një shans që qeveria të jetë e monitoruar.

Kryemadhi deklaroi se prezenca e opozitës në tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore do të jetë në nivelin e ekspertëve.

Artikulli paraprakPolicia-gazetarit të ndaluar: Thuaj që lajmin ma dha Çim Peka dhe e mbyllim
Artikulli tjetërBerisha: Mediat fshehin përmbytjen e shtëpive nga dalja e Lanës dhe indiferencën kriminale të Lal Plehut