Oficeri zbardh skemën e trafikimit të refugjatëve: Policia merr 500 euro për çdo person

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Këtë herë me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një mesazh të një oficeri digjital, sipas të cilit, policia është ajo që organizon trafikun e refugjatwve në Bilisht të Korçës.
Sipas oficerit, policia bën transportin e tyre, ndërsa thotë se u rregullon dokumentet për azil kundrejt pagesës 500 euro për person.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Narkopolicia organizon trafikun e refugjateve!
Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje doktor po punoj inspektor ne polici nuk me kane vene fshesen akoma partia socialiste. skandal policia e shtetit BILISHT-KORCE po bejne transportin e klandestineve pasi keta te fundit kalojne kufirin e gjelber policia i mer dhe iu ben letrat per azil politik kundrejt pageses 500 euro per person me pas policia e bilishtit i shoqeron me fugon tek policia e korces ku policia e korces i mer kundrejt pageses dhe i con ne kampin e babrru tirane. ne tirane klandestinet qendrojne 1 dite dhe shoqerohen perseri deri ne kufi me malin e zi. e thene me thjeshte policia mer lek per letrat e azilit dhe per transportin e klandestineve. publikoje doktor shume respekte. anonim ju lutem se me heqin nga puna.

Artikulli paraprakBesnik Mustafaj: Cakaj tregoi me fjalimin e djeshëm se është i paaftë dhe i papërgjegjshëm
Artikulli tjetërKryemadhi: Situata është alarmante, largimi i Ramës mision kombëtar!