Ofendimi, PD kërkon përjashtimin e Ramës 10 ditë nga Parlamenti

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ndodhet në sallën e Kuvendit dhe po mbledhin firmat për t’i kërkuar Byrosë së Parlamentit përjashtimin e kryeministrit Edi Rama me 10 ditë. Sipas PD-së, Rama ka përdorur fjalë ofenduese ndaj Grupit PD por edhe ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

“Gjatë zhvillimit të punimeve të seancës së sotme, sikurse keni qenë dëshmitarë, kryeministri Edi Rama, në mënyrë të përsëritur ofendoi deputetin Sali Berisha me fjalor vulgar e të papranueshëm. Sjellje të tilla kryeministri ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme në seancat e Kuvendit, por për fat të keq nuk janë marrë masa. Përsa më sipër bazuar në rregulloren e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, në emër të grupeve parlamentare PD, LSI e PR kërkojmë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca”, thuhet në Kërkesën e PD.

Artikulli paraprakPsikopati ofendon ish-Kryeministrin Berisha, bllokohet Parlamenti
Artikulli tjetërBasha: Rama fjalor të ndyrë prej rrugaçi në Parlament