OBSH shpall koronavirusin Pandemi Botërore, kërkon marrjen e masave ekstreme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur para pak minutash që ta shpallë koronavirusin pandemi.

Pandemia shpallet në rastet kur një patogjen shpërndahet lehtësisht nga personi në person dhe ka mbulim gjeografik të madh. Kushti themelor, krahas aspektit gjeografik është edhe se sëmundja duhet të jetë ngjitëse.

Shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri i rasteve jashtë Kinës ishte rritur 13 herë gjatë dy javëve të fundit. Ghebreyesus  theksoi se ishte i shqetësuar nga nivelet alarmante të mosveprimit ndaj virusit.

Sidoqoftë, Tedros tha që ta quash shpërthimin e virusit një pandemi, nuk do të thotë që OBSH po ndryshon këshillat që duhet të respektohen në vendet ku është përhapur.

Ai u bëri thirrje qeverive të ndërmarrin veprim urgjent dhe agresiv. “Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të kontrollohet”,- tha ai.

“Qeveritë duhej të arrijnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përhapjes dhe respektimit të jetës njerëzore. Ne jemi së bashku për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur qytetarët e botës. Kjo është e mundur,” deklaroi shefi i OBSH në një konferencë.

Fjala e plotë e kreut të OBSH

Pandemia nuk është fjalë për ta përdorur lehtë ose pa kujdes. Është një fjalë që, nëse keqpërdoret, mund të shkaktojë frikë të paarsyeshme, ose pranim të pajustifikuar se lufta ka mbaruar, duke çuar në vuajtje dhe vdekje të panevojshme. Përshkrimi i situatës si pandemi nuk ndryshon vlerësimin e OBSH për kërcënimin e paraqitur. Ai nuk ndryshon atë që po bën OBSH, dhe nuk ndryshon rregullat dhe vendimet që vendet duhet të zbatojne. Asnjëherë nuk kemi parë një pandemi të ndezur nga një virus korona. Dhe kurrë më parë nuk kemi parë një pandemi që mund të kontrollohet në të njëjtën kohë. OBSH ka qenë në gjendje të plotë përgjigjeje që kur jemi njoftuar për rastet e para. Ne kemi bërë thirrje çdo ditë që vendet duhet të ndërmarrin veprime urgjente dhe agresive.

Ne kemi ngritur zërin dhe kemidhënë alarmin me mesazhe te qarta. Siç e thashë të hënën, thjesht duke parë numrin e rasteve COVID19 dhe numrin e vendeve të prekura nuk tregon historinë e plotë. Nga 118,000 me COVID19 të raportuara globalisht në 114 vende, më shumë se 90 përqind e rasteve janë në vetëm katër vende, dhe në dy prej tyre ka rënë ndjeshëm epidemia. 81 vende nuk kanë raportuar asnjë rast me COVID19, dhe 57 vende kanë raportuar 10 raste ose më pak. Ne nuk mund ta themi këtë gjë me siguri ose mjaft qartë: të gjitha vendet mund të ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie.

Nëse vendet zbulojnë, testojnë, trajtojnë, izolojnë, gjurmojnë dhe mobilizojnë njerëzit për tiu përgjigjur situatës, ata do të kenë një pjesë të vogël të rasteve me COVID19 dhe mund të parandalojnë që ato raste të bëhen grupime, dhe ato grupime të bëhen transmetim i komunitetit. Edhe ato vende me transmetim të komunitetit ose grupe të mëdha mund të kthejnë valën e këtij koronavirusi. Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të shtypet dhe kontrollohet. Sfida për shumë vende që tani merren me grupime të mëdha të COVID19 ose që tashmë I është transmetuar pjesës së madhe të komunitetit nuk është nëse ata mund të bëjnë të njëjtën gjë, por ata Duhet ta bëjnë. Disa vende janë duke luftuar me mungesë të aftësive.

Disa vende po luftojnë me mungesë burimesh. Disa vende janë duke luftuar me një mungesë të vendosmërisë. Ne jemi mirënjohës për masat që janë ndërmarrë brenda Irani, Italia, dhe Koreja e Jugut për të ngadalësuar virusin dhe për të kontrolluar epidemitë e tyre me COVID19. Ne e dimë se këto masa kanë një kosto ttë madhe të shoqërive dhe ekonomive të tyre. Të gjitha vendet duhet të krijojnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përçarjes ekonomike dhe sociale, dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Urdhri i OBSH-së është shëndetësia publike. Ne po punojmë me shumë partnerë në të gjithë sektorët, për të zbutur pasojat sociale dhe ekonomike të kësaj pandemie të COVID19. E kam thënë që nga fillimi se vendet duhet të ndërmarrin një sërë veprimesh të gjithë qeverisë, të gjithë shoqërisë, të ndërtuar rreth një strategjie gjithëpërfshirëse për të parandaluar infeksionet, për të shpëtuar jetë dhe për të minimizuar ndikimin. Ne kemi njoftuar:
Përgatituni dhe bëhuni gati.
Zbuloni, mbroni dhe trajtoni.
Ulni transmetimin.
Inovoni dhe mësoni.
I bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të (1): -aktivizoni dhe të pershkallëzoni mekanizmat tuaj të reagimit ndaj urgjencës, të komunikoni me njerëzit tuaj për rreziqet dhe si mund të mbrojnë veten e tyre , izoloni, testoni dhe trajtoni çdo rast me COVID19 & gjurmoni çdo kontakt.
Po ashtu i bëjmë thirrje të gjitha vendeve që (2): – Mbroni dhe trajnoni punonjësit tuaj të shëndetit, kujdesuni të gjithë për bnjëri tjetrin. Ka një vëmendje të madhe për një fjalë. Më lejoni t’ju jap disa fjalë të tjera që kanë më shumë rëndësi, dhe që janë shumë më të veprueshme: Parandalimi. Gatishmëria. Shëndeti Publik. Udhëheqja politike. Dhe mbi të gjitha, Njerëzit. Ne duhet të jemi në këtë sfidë bashkë, të bëjmë gjërat e duhura me qetësi, dhe të mbrojmë qytetarët e botës. Kjo është e mundur

Diferenca mes Pandemisë dhe Epidemisë

Epidemia është një term që  përdoret gjerësisht për të përshkruar çdo sëmundje që ka dalë jashtë kontrollit. Një epidemi përcaktohet si “një shpërthim i një sëmundjeje që ndodh mbi një zonë të gjerë gjeografike dhe prek një përqindje jashtëzakonisht të lartë të popullatës”.

Ndërkohë termi pandemi ka të bëjë me përhapjen gjeografike dhe përdoret për të përshkruar një sëmundje që prek një vend të tërë ose tërë botën.

Është e rëndësishme të njihni ndryshimet midis këtyre dy termave  kur merrni parasysh lajmet që vijnë nga shëndeti publik shkruan VeryWellHealth

Dallimi midis epidemisë dhe pandemisë shpesh fshihet, madje edhe në mesin e epidemiologëve.

Aesyeja është se disa sëmundje bëhen më të përhapura ose vdekjeprurëse me kalimin e kohës, ndërsa të tjera bëhen më pak, duke detyruar CDC të rishohë edhe njëherë statistikat.

Epidemiologët janë të kujdesshëm se si e përshkruajnë një sëmundjeje, në mënyrë që ajo të vendoset në kontekstin e duhur. Ndërsa epidemia tregon për një sëmundje që është jashtë kontrollit.

CDC gjithashtu pranon që disa terma mund të nxisin panik të panevojshëm. Një shembull i tillë është shpërthimi Zika i vitit 2016, i cili shkaktoi alarm në Shtetet e Bashkuara kur sëmundja u përhap në 218 individë në Florida dhe tek  gjashtë persona në Teksas. 46 të tjerë u infektuan nga transmetimi seksual ose nga laboratorët, dhe një person tjetër  u infektua nga kontakti person-me-person përmes një ende rrugë të panjohur.

Edhe sëmundja HIV, një sëmundje e përhapur në pjesën më të madhe të planetit, termi pandemi është zëvendësuar gjithnjë e më shumë nga epidemia duke pasur parasysh  përhapjen dhe uljen e niveleve në disa rajone.

Nga ana tjetër, ndërsa gripi bëhet më i përhapur  vit pas viti, zyrtarët e shëndetit publik zakonisht i referohen shpërthimeve sezonale si pandemi, veçanërisht duke pasur parasysh shpërthimin e H1N1 të vitit 2009 në Shtetet e Bashkuara në të cilat u prekën mbi 60 milion amerikanë, me  274.304 persona të shtruar në spital dhe 12469 të vdekur.

Në anën tjetër  përhapja mund të trajtohet jo më pak agresive sesa një pandemi, vetëm nëse ka   ka potencial të zgjerohet përtej kufijve të tij, siç ndodhi me virusin Ebola.

Fazat e një Pandemie

Ndërsa ekzistojnë disa hapa që CDC do të ndërmarrë për të vlerësuar dhe klasifikuar pandeminë, skenimi aktual i një epidemie mund të ndryshojë bazuar në patogjenezën e një sëmundje dhe faktorë të tjerë të tjerë epidemiologjikë.

Në vitin 1999, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) realizoi ​​planin e parë të gatishmërisë së pandemisë së gripit në të cilin përshkruhen gjashtë faza . Qëllimi i planit  ishte të kordinonte përgjigjen globale duke i siguruar vendeve një plan për të hartuar strategjitë e tyre kombëtare bazuar në burimet e disponueshme. Shtetet e Bashkuara realizuan planin e parë të gripit në 2005.

I njëjti model bazë mund të zbatohet me variacione ndaj epidemive të tjera, siç është  tuberkulozi ,malarja dhe virusi Zika.

Fazat 1 deri 3 janë krijuar për të ndihmuar zyrtarët e shëndetit publik të dinë se është koha për të ndërhyrë ndaj kërcënimit që po afrohet.

Fazat 4 deri 6 është zbatimi i planeve në koordinim me OBSH.

Plani kishte për qëllim vetëm adresimin e pandemive të gripit duke pasur parasysh shkallën e tyre të lartë të mutacionit dhe aftësinë e virusit për të  kaluar nga kafshët te njerëzit shkruan abcnews.al

Fazat e një Pandemie Gripi

Faza 1  përfshin periudhën gjatë së cilës nuk është raportuar ende se viruset e  kafshëve shkaktojnë infeksion tek njerëzit.

Faza 2 përfshin nivelin e parë të përhapjes , kur një virus konfirmohet se ka kaluar nga  kafshët  tek njerëzit.

Faza 3 ndodh kur rastet sporadike ose grupimet e vogla të sëmundjes konfirmohen, por transmetimi njeri-tek-njeri ose nuk ka ndodhur ose konsiderohet i pamundur.

Faza 4 është pika ku transmetimi njeri-në-njeri ose një virus-kafshë nga njeriu kanë shkaktuar një shpërthim në të gjithë  komunitetin

Faza 5 ndodh kur virusi përhapet në të paktën 2 vende

Faza 6 është pika në të cilën sëmundja është shpallur tashmë një pandemi

Historia e pandemive

Përveç HIV-it, i cili ka vrarë mbi 39 milion njerëz që nga viti 1982, ka pasur pandemi të tjera po aq shkatërruese në histori:

Murtaja e Justinianit e vitit 541 pas Krishtit iu atribua murtajës bubonike dhe vrau 25-50 milion njerëz brenda një viti.

Murtaja e Zezë vrau më shumë se 75 milion njerëz nga 1347 deri në 1351, përfshirë ata që vdiqën në tokat e Lindjes së Mesme, Kinë dhe Indi, përveç Evropës.

Gripi spanjoll pandemik i 1918, vrau më shumë se  50 milion njerëz në një vit, duke përfshirë 675,000 amerikanë.

Lia në shekullin e  20-n pati  300-500 milion të vdekur . Në vitin 1959, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) filloi një fushatë të madhe për të zhdukur sëmundjen. Në 1980, Lia u zhduk – e vetmja sëmundje njerëzore që është zhdukur deri më sot.

Mbrojtja kundër  tuberkulozit u përqëndrua tek vaksinat

Por pandemia e vazhdueshme e tuberkulozit vazhdon të vrasë mbi 1.5 milion njerëz në vit./Verywellheth. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Artikulli paraprakRaporti zyrtar i SHBA: Korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë “Rama”
Artikulli tjetërTë shtëna me armë në Fier, një i plagosur