OBSH: Përpjekjet për të kufizuar virusin po funksionojnë, pandemia globale nuk është e pashmangshme

Philippa Roxby, BBC
Fokusi i shpërthimit të koronavirusit po zhvendoset- nga Kina në pjesën tjetër të botës, veçanërisht në Europë.

Përballë kësaj situate, duket sikur ky është një lajm i keq. Por ka edhe anën pozitive. Kina duket se e ka arritur pikun pasi numri i rasteve të reja po vjen duke u zvogëluar çdo ditë.

Kjo sugjeron se përpjekjet për të kufizuar virusin duke u thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, duke ndaluar takimet publike dhe duke parandaluar udhëtimet, po funksionojnë.

Mesazhi nga zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është se kontrolli mbi sëmundjen është i mundur dhe se një pandemi globale nuk është e pashmangshme.

Këtij mesazhi i ka bërë jehonë edhe Mbretëria e Bashkuar, ku qeveria ka paralajmëruar për kostot sociale dhe ekonomike të reagimit të tepruar ndaj këtij shpërthimi.

Siguria e publikut është përparësi- por i tillë është edhe reagimi në mënyrë të ekuilibruar dhe të përgjegjshme.

Artikulli paraprakMarrëveshja e fshehtë e Thaçit për të mos hyrë FSK-ja në veri të Kosovës, garancinë ia kishte kërkuar Serbia
Artikulli tjetër99 arsye për të protestuar!