Obamës iu kërkua amnisti për Hillary Clinton, ai nuk pranoi

Një avokat në New York i bëri apel Presidentit Obama të mërkurën që të falë ish-kandidaten presidenciale Hillary Clinton dhe të tjerë të cilët mund të jenë “objektiv potencial” në hetimin për përdorimin e serverit të emailit të saj privat.
Robert Begleiter, një partner në zyrën “Costantine Cannon LLP” dhe ish-ndihmës prokuror i SHBA në Distriktin Lindor të New York, shkruajti në “The Daily News” se Kushtetuta i jep të drejtën një presidenti që të falë dikë për të cilin ende nuk janë akuzuar zyrtarisht për një krim.
Presidenti i Zgjedhur Donald Trump ka thënë se nuk ka ndërmend që të hetojë Clinton, pavarësisht nga thirrjet e njohura të mbështetësve të tij në mitingjet e tij të para, “Fute në burg atë”. Madje, ai i referohej asaj si “Hillary e përdredhur”.
“Unë nuk dua që t’i dëmtoj familjen Clinton, vërtet nuk dua”, i tha Trump redaktorëve në “New York Times” pak pas zgjedhjes. “Ajo kaloi mes shumë problemesh dhe vuajti jashtëzakonisht shumë në shumë drejtime, ndaj nuk mendoj që t’i lëndoj ata. Fushata ishte e egër.
Begleiter shkruajti se i uron gjithë të mirat Presidentit Trump, por do të ishte si të luash bixhoz në rastin nëse Clinton do të mendojë të kritikojë Trump gjatë presidencës së tij. Ai e quajti anashkalim nga besimi se një person i cili pranon falje e ka pranuar fajin.
Ai shkruajti se një falje për Clinton do të mundësonte, e vënë në fjalët e Alexandër Hamilton, “rivendosjen e qetësisë në federatë”.
John Crudele, një editorialist i financës në “New York Post”, shkruajti se Obama është presidenti që ka bërë më shumë falje në historinë e SHBA, dhe fali dënimet për mbi 1000 persona. Ai ka hedhur teorinë se me sa duket Obama personalisht nuk e pëlqen shumë Hillary Clinton dhe skandali i emaileve e vuri atë në një situatë “të sikletshme”.
“Por arsyeja më e mirë që nuk i dha faljen është e thjeshtë: Obama në të vërtetë nuk e di se në çfarë telashi Hillary mund të jetë. Dhe ajo mund të pranojë gjëra, të cilat ajo nuk është gati që t’i nxjerrë për të dalë plotësisht nga turbullira”, shkruan ai.

Artikulli paraprakNga po e nis ndryshimin Presidenti Trump?
Artikulli tjetërShtypja ekonomike e Rusisë në Europë