Numri i të vdekurve dhe të prekurve nga coronavirusi po rritet me shpejtësi në Itali

Numri i të prekurve me kronavirus po rritet me shpejtësi në shtetin fqinjë Itali. Vetëm në një jave raportohen 1128 raste, ndërsa 29 persona kanë humbur jetën.

Italia vijon të mbetet shteti më i prekur në Europë. Disa qytete në rajonin verior të Lombardisë, afër Milanos, janë mbyllur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Ministria e shëndetësisë në Francë ndërkohë masa mori më të rënda për parandalimin e koronavirusit, duke ndaluar të gjitha tubimet publike me më shumë se 5000 persona. Kjo përfshinë e gjysmë maratonën e Parisit e palnifikuar të zhvillohet të dielën e ardhshme, ndërsa vendi mund të preket nga një shpërthim I virusit.

“Me qëllim të kufizimit të përhapjes së virusit përmes përzierjes së popullatës, qeveria ka vendosur të miratojë një politikë më të rreptë parandalimi në lidhje me tubimet,” tha ministri i shëndetësisë Olivier Véran në një konferencë për shtyp.

Véran më herët paralajmëroi njerëzit të mos shtrëngojnë duart. Disa nga rastet e konfirmuara rishtazi ishin të lidhura me dy persona në departamentin e l’Oise, në Francën veriore, një pacient vdiq në fillim të kësaj jave.

Megjithëse në Europë, vendet po përgatiten për më të keqen.

Ekspozita e Makinave në Gjenevë u anulua pasi qeveria zvicerane ndaloi të gjitha ngjarjet publike dhe private që përfshinin më shumë se 1.000 njerëz.

Rreziku global në nivelin më të lartë të tij

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ngriti nivelin e rrezikut global nga COVID-19 nga “e lartë” në “shumë e lartë” të Premten pasi virusi vazhdoi të përhapet me shpejtësi jashtë Kinës, me 67 vdekje në 49 vende.

Organi ndërkombëtar u bëri thirrje njerëzve të mos udhëtojnë fare nëse kanë ethe ose kollë. “Shumë i lartë” është niveli më i lartë i mundshëm i vlerësimit të rrezikut, tha ai – megjithëse bën pak ndryshime praktike në trajtimin e epidemisë.

Drejtori Ekzekutiv i Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan iu drejtoj një mesazh të gjitha qeverive.

“Zgjohuni! Behu gati. Ju keni një detyrë që bota të bëhet gati ‘”.

Qindra raste të reja në Kore

Koreja e Jugut raportoi qindra raste të reja të prekura me koronavirus. Në Seul raportohen 3,150 persona me COVID-19, me gati një e treta e tyre të zbuluar në dy ditët e fundit.

Edhe tregjet globale kanë marrë një goditje për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit. Wall Street raportoi se kjo ishte java më e keqe e tij që nga viti 2008./Euronews

Artikulli paraprakGara e demokratëve, përçarje mes krahut progresiv dhe atij të moderuar
Artikulli tjetërUrgjenca Kombëtare: 421 persona të dyshuar me coronavirus, si po veprohet