Nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme sepse nuk don të kompensojë familjet e prekura nga tragjedia

Rama nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme megjithëse numri i banorëve që kanë humbur jetën nga tërmeti ka arritur në 15 dhe numri i viktimave pritet të rritet, psi shumë janë ende nën rrënoja.

Megjithëse situata është përtej asja të jashtëzakonshmes, qeveria vijon të sillet si të jetë një situatë normale. Po përse qeveria nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme?

Arsyeja është e thjeshtë dhe ka të bëjë me detyrimet që do të ketë qeveria nga shpallja e kësaj gjendje. Në një rast të tillë ajo duhet të kompensojë për humbjet familjartë, gjë që qeveria Rama refuzon ta bëjë.

Kryetari i opozitës, Basha ka bërë thirrje nga Durrësi që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Nga Durrësi përsëris thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës me bazë materiale adekuate.

Vëllezër dhe motra, të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe për t’ju gjendur pranë çdo bashkëqytetari që ka humbur të afërmit, për ata që janë akoma nën rrënoja, me shpresën dhe lutjet për jetët e tyre, për të lënduarit dhe për të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi.

Artikulli paraprakLotët e dhimbjes!
Artikulli tjetërDhembje e lot, shkon në 21 numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti