“Nuk shes asgjë”, Basha dëgjon hallet e biznesve: Paratë që ju paguani kokërr më kokërr ata i bëjnë rrush e kumbulla

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar sot takimet me biznesin e vogël në Tiranë për të shpjeguar Planin e PD-së për Rimëkëmbjes, i cili synon të ndihmojë shtresat më të goditura të shoqërisë me ndihmë financiare të drejtpërdrejtë këto gjashtë muaj.

Njëra prej pronareve të dyqanit tregoi për kolegen e dyqanit ngjitur. “Njëra nga shitëset, vajzë e re, që studion dhe punon, tregoi zonja, shet parfume me 4 mijë lekë në ditë. Dhe tërë ditën shet katër parfume, 16 mijë lekë të vjetra, aq sa kjo vajzë e re më thoshte “më vjen turp të marr rrogën”. Dhe unë e di se pronarja i ka paguar ato vetë, ka sakrifikuar për t’u dhënë rrogën”.

Basha ndërhyri: ”Unë e respektoj shumë sakrificën tuaj, se paratë që ju paguani kokërr më kokërr, ata i bëjnë rrush e kumbulla me tendera me pesëfishin e tregut, po ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur!”

Basha foli për politikat e qeverisë: “Si ka mundësi, që një njeri që ka përgjegjësi për vendin, në këtë situatë, në vend që të japë një përgjigje siç dha Kosova, jep zgjidhjen “mbyll biznesin?! Shtro ushtrinë e të papunëve!” Katastrofë!

Çfarë ka biznes nën 140 milionë, është biznes i vogël. Këto rregulla që i kanë shpikur për këto punë, ti e di se për çfarë: për të shtuar mundësinë për ryshfet.

Prandaj ne themi se duhet të jetë shtet i vogël, por efiçent. Se, sa më shumë rregulla, sa më shumë trarë të vendosin, mbrapa ai trau ka gjithmonë një xhandar që merr ryshfet.

Ndaj, qëllimi i planit tonë është të eliminojmë këta trarë, të eliminojmë këta xhandarë , inspektorë dhe taksidarë dhe t’ia bëjmë të mundur biznesit që të ketë frymëmarrje oksigjen, se s’po s’patët ju, nuk ka as ekonomia.

Investimet kudo në botë bëhen që të ndihmojnë ekonominë, jo të vrasin. Ne propozojmë një çek 1000 euro sa për të paguar detyrimet minimale. 160 mijë lekë atyre që kanë mbetur pa punë. 200 mijë lekë çdo biznesi që rimerr në punë ata që janë larguar. 20 mijë lekë të vjetra pensionistëve”.

Artikulli paraprakRama nuk e pengon dot betejën e Bashës për të mirën më të madhe!
Artikulli tjetërHall të madh ke Edi Rama!