Nuk rinovon me Zenitin, Napoli kërkon të rikthejë Criscito-n

Mimmo Criscito dëshiron rikthimin në Serinë A. Mbrojtësi 31-vjeçar nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Zenitin e Shën Petërburgut, me aktualen që i përfundon në 2018-ën. Për shërbimet e futbollistit janë të interesuara disa skuadra italiane, ndër të cilat spikat Napoli. Ekipit të Sarrit i duhet patjetër një mbrojtës i majtë, pozicion që ka mbetur zbuluar pas dëmtimit të rëndë të Ghoulam. Presidenti De Laurentiis synon të marrë një mbrojtës pa shumë shpenzime, por me eksperiencën e duhur për të dhënë kontribut përgjatë sezonit në të gjitha kompeticionet. Ideja e drejtuesve napolitanë është ta bindin Zenitin që ta lërë të lirë Crisciton që në janar, për t’i bërë një dhuratë të çmuar trajnerit Sarri, i cili në krahun e majtë ka vetëm një alternativë, portugezin Mario Rui.

Artikulli paraprakAskush nuk do të festojë në Shqipëri, të gjithë duan të ikin
Artikulli tjetërCeferin: Italia jashtë Botërorit një tragjedi