“Nuk punoj për historinë”, Basha: Shpërblimi im më i madh, rinia shqiptare të ketë shanse të barabarta me rininë europiane.

Basha u shpreh gjatë takimit me të rinjtë në Krujë se, shpërblimi më i madh për të, është rinia shqiptare të ketë shanse të barabarta me rininë europiane.

“Njerëzit që punojnë për të hyrë në histori, në përgjithsi, janë njerëz të tmerrshëm, o diktatorë, o psikopatë, u shkaktkojnë shumë vuajtje popujve të vet, ose janë kaq shumë në dashuri me veten, sa nuk duan jeri tjetër. Prandaj, mos më kërko të jem kryeministër që bëj gjithçka për të mbetur në histori.

Rama, ndryshe nga sa thua ti, mendoj se do të hyjë në histori për shumë të këqija që i ka bërë vendit. Neroni ka ngelur në histori se dogji Romën, ky është Neroni i Shqipërisë, vetëm se nuk ia ka vënë flakën në kuptimin fizik dhe nuk do ta lëmë, pork a djegur shumë.

Meqë përmende BE, Makron në një intervistë që i dha The Economist, Makron tha ekzaktësisht atë që u thashë unë shqiptarëve para 4 javëve. Ai duhet t’i thotë falemidnerit Makronit sena shpëtoi nderin.

Macron tha se nuk do ta ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sepse gjysma e vendeve ishin për ta ndarë Shqipërinë. Pse? Është rinia e Maqedonisë së Veriut më e zonja se rinia jonë?! Ishte ndëshkim për Edi Ramën, që na ndëshkon ne. Ishte dështim i tij që na ndëshkon ne.

Shpërblimi më i madh për mua nuk është të mbetem në histori, por t’i shoh shqiptarët, veçanërisht rininë, të kenë të njëjtat shanse dhe mundësi si rinia Europiane, kam jetuar në Europë, kam qenë student dhe një nga gjërat që më ka motivuar tek çështje publike, politika pra, ishte se jo vetëm nuk kishim asnjë inferioritet prej hollandezëve, por në shumë fusha ne garonim dhe dilnim të parët. Shqiptarit, po i dhe mundësi, nuk ka kufi në suksesin e vet”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha: 10 mijë studentët më të mirë do marrin një vit stazh pune me pagesë nga buxheti i shtetit
Artikulli tjetërPërpjekja e dështuar për të fshehur përplasjen me Perëndimin