Nuk ndalet rritja e çmimeve, sërish shtrenjtohet “shporta”

Ritmi i rritjes se çmimeve ra në muajin shkurt në 2.6%. Nivel ky i shënuar për herë të parë që prej 2021-it, duke kapur projeksionin e Bankës së Shqipërisë që parashikonte ta mbante inflacionin poshtë nivelit 3%.

Megjithatë pavarësisht shifrave, produktet e shportës kanë shënuar një rritje të lehtë të çmimeve krahasuar me janarin.

Në grupin e produkteve bazë të shportës bulmeti njohu shtrenjtimin me 4.7%, pasur nga zarzavatet, mishi e peshku.

Krahasuar me janarin e këtij viti, çmimet për produktet e duhanit, veshjeve, transporti dhe bareve e restoranteve mbeti thuajse i pandryshuar.

Nëse e krahasojmë me janarin e 2023-it rritja më e madhe e çmimeve vjetore u vu re tek argëtimi dhe kultura me 4.9%, pasuar nga grupet e mobiljeve me 4.7%, ndërsa grupi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike ka shënuar rritje me 2.7%.

Mbetet për t’u parë nëse Banka e Shqipërisë për të mbajtur inflacionin nën objektivin e 3 për qindëshit do ketë shtrëngim të politikën monetare, ashtu siç është parashikuar në fund të vitit dhe siç është këshilluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Artikulli paraprakLiria akademike/ Shqipëria në ‘rënie të lirë’, përkrah Kolumbisë dhe Madagascarit
Artikulli tjetër“Votojmë amnistinë duke i qëndruar parimeve”/ PD, Agalliu: Falje të protestuesve dhe mospërfshirje të hetuarve nga SPAK