Nuk ndalet kultivimi i kanabisit, pas Përmetit zbulohen parcelat me drogë edhe në Gjirokastër

Kultivimi i kanabisit ka vijuar edhe këtë vit, ndonëse qeveria mashtron se “nuk ka më kanabis në Shqipëri”. Një ditë më parë u zbuluan disa parcela me kanabis në Përmet, ndërsa sot plot 853 fidanë kanabis janë zbuluar nga policia e Gjirokastrës në fshatin Sukë të Këlcyrës. Policia bën me dije se droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar.
Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, u bë i mundur zbulimi i farishtes dhe më pas asgjësimi i bimëve.
Policia ka arrestuar dy të rinj nga fshati Sukë, si kultivues të drogës. Ata janë shtetasit A.A dhe E.H, 22 e 19 vjeç.
Kjo është sasia e dytë më e madhe e drogës e kapur sot në qarkun Gjirokastër pas 1000 rrënjëve kanabis të asgjersuara në zonën e Frashërit në Përmet.
Edhe në këtë rast policia tha se ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Pak ditë më parë policia bëri të ditur se zbuloi disa parcela me drogë në Vlorë dhe Tepelenë. Po ashtu parcela me drogë u zbuluan tre ditë më parë edhe në Krujë dhe Dukagjin.
Megjithë propagandën e qeverisë kanabisi vijon të lulëzojë në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakFrazat që nuk duhet t’i përdorni asnjëherë me fëmijët
Artikulli tjetër“Bomba” plas në Itali!