“Nuk mban telefon me vete se e marrin borxhlinjtë”, kush është kandidati i listës që…

Një prej kandidatëve të listës që pritet të pranojë mandatin është Kujtim Gjuzi. Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në një postim në Facebook se, Gjuzi nuk mban telefon me vete se i kërkojnë paratë njerëzit që iu ka marrë borxh. Me ironi Manjani thotë që kjo që po ndodh në vend është demokraci dhe jo shaka.
Reagimi i Manjanit
Njëri prej kandidatëve të listës, i cili ka pranuar të hyjë në Parlament, nuk mban telefon. Nuk dihet se me ç’mjet komunikimi u lidh me Amerikanët, për të dëgjuar “këshillën e tyrë”…
Arësyeja pse nuk mban telefon është se e kërkojnë borxhlinjtë.
Këta të fundit tashmë mund ta gjejnë në Parlament. Ska ç’u duhet Telefoni…
Demokraci, jo shaka!
Derimë tani 9 kandidatë nga listat e PD dhe LSI kanë pranuar mandatet e tyre, duke plotësuar formualin e dekriminalizimit.

gjuzi rama

Artikulli paraprakMediu: Edi Rama dhe parlamenti me kriminelë kërkon të na marrë peng lirinë, sot me ne është Azem Hajdari…
Artikulli tjetërJehona e revoltës, Washinton Post: Mijëra protestues rrethojnë Parlamentin, kërkojnë zgjedhje të reja