“Nuk kemi stok çështjesh të prapambetura”, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese bën bilancin: Edhe pse me buxhet të pamjaftueshëm, kemi marrë nisma…

Në një dalje për mediat, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj deklaroi se ka pasur 452 kërkesa për shqyrtim përgjatë vitit 2023.

Ajo foli për liritë e të drejtave të njeriut për të ankimuar vendimet.

Gjatë fjalës së saj në këtë konferencë, Zaçaj tha se pavarësisht pamjaftueshmërisë në buxhet, Gjykata mori disa nisma për përmirësimin e punës.

“452 kërkesa përgjatë 2023 në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. 6 vendime janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Edhe pse me buxhet te pamjaftueshëm, Gjykata mori disa nisma për disa drejtime. Miratoi rregullore për funksionimin e gjykatës. Miratoi rregulloren për komunikimin e gjykatës me mediat.”, tha Zaçaj.

Artikulli paraprakKryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Gora, në SPAK
Artikulli tjetërMungesë e fuqisë punëtore, analiza: Emigrantët në Gjermani përballen me racizëm