Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Gora, në SPAK

Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë Jorgo Gora është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.

Kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në SPAK, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur nëse paraqitet për t’u marrë në pyetje apo dorëzon dokumente.

Gora drejton bashkinë e Himarës, pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri është i arrestuar nën dyshimin për shit-blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Artikulli paraprakSHBA, Senati amerikan publikon marrëveshjen bipartizane për Ukrainën
Artikulli tjetër“Nuk kemi stok çështjesh të prapambetura”, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese bën bilancin: Edhe pse me buxhet të pamjaftueshëm, kemi marrë nisma…