Kreu PD, Basha pas mbledhjes së grupit: Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingut të shkojë në drejtim të paditur

Në prononcimin për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati Basha u shpreh se PS donte që vettingu t’i kalonte KLP e KLGJ e kontrolluar nga Rama, dhe se nuk ka qenë vullnet i tyre zgjatja e a afatit të organeve të vettingut.

“Ne nuk i japim votë PS, sot PS donte që vettingut t’i kalonte KLP e KLGJ e kontrolluar nga Rama. Ti themi shqiptarëve të vërtetat. KLGJ e KLP janë të kapura nga PS. Ajo që ndodh është kjo, ne sot me ndihmën e partnerëve SHBA, BE, ambasadorët Kim e Soreca në veçanti sepse nuk ka qenë vullneti politik i PS që sot të votohen këto të dyja, tani është vullnet për shkak të prioritetit kryesor të shqiptarëve luftën kundër korrupsionit kudo që ndodhet. Reforma territoriale, një aspiratë e cdo shqiptari, dhe reforma zgjedhore që vendit ti kthehet vota e lirë.

Nuk jemi tërhequr, vetingu i politikanëve, reforma zgjedhore dhe gjithçka e dokumentuar nga PD janë dhe mbeten prioritetet kryesore.”- u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se sot në Kuvend do të kalojnë për miratim dy komisionet, atë të Reformës zgjedhore dhe atë territoriale.

“T’i japim shans një drejtësie që të ngrihet në këmbë dhe t’i hedhë prangat çdo qytetari që shkel ligjin, duke e nisur nga më të pushtetshmit, nga politikanët dhe bosët e krimit. Sot Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë dhe miratimin e dy komisioneve të rëndësishme që janë prioritet i shqiptarëve, komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë territoriale. Këto janë dy zotime të mijat para shqiptarëve, para demokratëve. Sa i takon reformës zgjedhore është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament. Sa i takon të dytës, pak nga ju nuk e dinë, por dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme një nga problemet e njerëzve ka qenë reforma territoriale. Vettingu në politikë, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se dy mandate, forcimi i rolit të parlamentit, ky konsultim po ndodh brenda demokratëve, një konsultim i gjerë me qytetarët, s’mund të ndodhte në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për vettingun në drejtësi. Pasi kjo kërkesë lidhet me afatet procedurale. Vettingu i politikanëve prioritet i PD. Në bashkëpunim me shoqërinë, me të gjitha forcat e shoqërisë, me elitën, pedagogët, sipërmarrësit, ndryshimet kushtetuese s’mund të futen në kapsulën e sotme. Ato kërkojnë dialog dhe gjithëpërfshirës. Siç e kam thënë, kërkojnë në besimin tim një besim dhe referendum të qytetarëve.”, tha Basha.

Artikulli paraprakNisi ofensiva-Zgjatja e vettingut. Deputetët e PD duhet të jenë të qetë të mos kompleksohen nga propaganda
Artikulli tjetërNdahet nga jeta në moshën 83-vjeçare eurodeputeti dhe miku i Shqipërisë, Eduard Kukan