Nuk i bindemi kryeministrit, i bindemi mjekut!

Nga Elona CASLLI

Nuk i bindemi kryeministrit. I bindemi mjekut.

Gjuha e kryeministrit të kall datën. Makinat e bashkisë që bredhin nëpër lagje, duke na kujtuar të lajmë duart, janë çmenduria e radhës.
Kryeministri na kërcënon orë e çast. Na kujton se do të na gjobisë, do të na mbajë rrogën për disa muaj dhe madje na ķujton edhe pushimin nga puna.

Kryeminstri na quan dezertorë. Gjuha e Kryeministrit na fyen dhe na poshtëron. Na zhvesh nga çdo e drejtë.

Gjuha e Kryeministrit është gjuha e një diktatori, që e kanë lënë nervat.

Kësaj gjuhe nuk i bindemi.

I bindemi veç mjekut. Për sa kohë, mjeku na kërkon të qëndrojmë në shtëpi, duhet të qëndrojmë në shtëpi.

Mosbindjen ndaj Kryeministrit dhe bëmave të tij, do të kemi rast ta shfaqim medoemos, por jo tani.

Tani është koha për të dëgjuar mjekët!

Post Scriptum- Bluzat e bardha janë e vetmja mbështetje.

Artikulli paraprakKjo është luftë dhe ti Edvin je tradhtari më i madh i saj
Artikulli tjetërPD: Edi Rama burim paniku! Dhunën policore kundër opozitës në Algjeri e prezanton si masa të Spanjës për të luftuar Covid-19