Nuk firmos koncesionin 100 milionë euro, Rama do të shkarkojë Kryebashkiaken dhe e zëvendëson me…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot presionet që po i bëhen kryebashkiakes aktuale të Durrësit Emirjana Sako për të firmosur koncesionin prej 100 milionë eurosh për incineratorët.

Gjatë një konference për mediat, Basha tha se Rama e ka gati planin rezervë për të shkarkuar Sakon nga detyra dhe për të emëruar si nënkryetare me kompetenca kryetareje, ish-ministren e tij.

‘Po bëhet gati plani, që Miva Ikonomi të japë dorëheqjen nga deputete dhe të emërohet në krye të bashkisë së Durrësit, për të nënshkruar koncesionin që do të 5onte 100 milionë euro për incineratorët.

Kryebashkiakja aktuale nuk e firmos këtë skandal dhe Rama do ta zëvendësojë atë, sepse ai e ka mendjen vetëm se si të vjedhë shqiptarët, jo ti ndihmojë.

A do të ndryshojë ky plan i Ramës, pas këtij denoncimi, këtë na mbetet ta shohim’, deklaroi kreut i PD-së Lulzim Basha para gazetarëve.

Artikulli paraprakSkandali/Vrasësi i policit lihet i lirë, jo se nuk ishte vrasësi, por se prova nuk ishte marrë si duhej
Artikulli tjetërSocialistët që po braktisin Ramën dhe po i bashkohen Metës