“Nuk është normale që Juve të fitojë gjithmonë në fund”

Agjenti i Marek Hamsik pretendon se nuk është normale që Juventus të fitojë gjithmonë me gola në fund. Napoli pësoi një disfatë të rëndë ndaj Romës me rezultatin 4-2 në javën e fundit, ndërsa Juve triumfoi në sekondat e fundit ndaj Lazio-s pas golit të Paulo Dybala. Dhe tani Juve është një pikë më pak, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur. “Ndeshje të këqija mund të ndodhin”, shprehet Martin Petras për Radio Kiss Kiss. “Roma shkoi katër herë në portën e Napolit dhe shënoi katër gola, por duhet të mbetemi të qetë, ka akoma rrugë për të bërë”. “Napoli nuk do të dorëzohet. Gjithsesi, nuk është normale që Juventus të shënojë gjithmonë në minutën e 90-të. Prapëseprapë, duhet të mbetemi të qetë, ëndrra është pranë. Nëse Napoli vazhdon të luajë siç ka luajtur do të jetë e vështirë që Inter t’i mundë”. “Shpresoj që dëshira e madhe e Napolit të bëjë diferencën”. Ndërkohë, trajneri i Galatasaray Fatih Terim është cituar teksa ka konfirmuar se Inter do të nënshkruajë me Kwandwo Asamoah në verë. Asamoah është përfolur për një transferim tek Inter, duke parë se kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit dhe Fatih Terim mesa duket ka sugjeruar se ai do të zëvendësojë Yuto Natagomo-n, i cili aktualisht është i huazuar te Gala. “Do të kesh Asamoah në verë, na trego të njëjtin mirëkuptim që tregove në janar për Yuto-n”, shprehet ish-trajneri i Milan dhe Fiorentinës.

Artikulli paraprakNetanyahu: Frenimi i Iranit, sfidë e përbashkët për Izraelin, SHBA-në
Artikulli tjetërAngela Merkel shton shpejtësinë