Nuk është aspak e lehtë, por do t’ia dalim, sepse kemi në krah të drejtën dhe të vërtetën!”/ Basha ndan foto të Kuvendit Zgjedhor të PD-së në Durrës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Durrës.

Kryedemokrati ka ndarë në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook foto nga ky takim, ku shkruan se “të bësh betejë për shqiptarët në një vend që ka kastë politike 34-vjeçare, nuk është aspak e lehtë, por ne jemi të vendosur që me demokratët në të gjithë Shqipërinë ta shndërrojmë Partinë Demokratike në një alternativë të besueshme dhe shumë shpejt qeverisëse”.

“Nuk është aspak e lehtë, por do t’ia dalim, sepse kemi në krah të drejtën dhe të vërtetën!” – përfundon ai.

Më poshtë postimi i plotë:


Urime të përzemërta për demokratët e Durrësit, anëtarët e kryesisë dhe kryetarin e zgjedhur Jonuz Myshketa – nga Kuvendi Zgjedhor, falë të cilëve kjo degë ringrihet sot më e fortë dhe më e sigurt se dje.

Kemi nisur një betejë jo për karriget, por për t’u ofruar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre nëpërmjet listave të hapura, votimit dhe numërimit elektronik, mundësisë së votës së diasporës dhe Shqipërisë një zonë zgjedhore.

Nuk është aspak e lehtë, por do t’ia dalim, sepse kemi në krah të drejtën dhe të vërtetën!

FB IMG 1710967012906

FB IMG 1710967007924

FB IMG 1710967017653

FB IMG 1710967015253

FB IMG 1710967010221 1

FB IMG 1710967020236

FB IMG 1710967022744

Artikulli paraprakRaporti i FRONTEX: 31% më pak emigrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023
Artikulli tjetërDrama e një shëndetësie që vret/ Si po ‘helmohen” shqiptarët me ilaçe të dyshimta nga Turqia