“Normalitet” alarmant!

Nga Bardh SPAHIA

Ngecesh ne nje kanal qe po transmeton parlamentin, te cilin ke kohe pa e ndjekur. Kupton se asgje nuk ka ndryshuar. Njerez qe PO, jane vene ne lista nga partite, por qe kane frike te votojne kunder, edhe kur e thone me ze se nuk jane dakord!!! Ja, per kete ka nevoje Edi Rama! Secili eshte aty per fasaden e tij te normalitetit, kur asgje ne kete vend nuk eshte normale.

Madje tani Rama s’ka nevoje as te shkoje ne parlament, dhe delegon edhe interpelanca. Organi ligjvenes qe duhet ta kontrolloje, thjesht i bindet! Enveri do ta kishte pafund zili pasardhesin e vet, qe po mbeshtetet ne psikopatine e vet edhe nga individe qe dikur si kryeministra e ministra jane sprovuar per interesa te vendit.

Sot ata heshtin per interesin e partise qe Rama ua ka “rilindur”, e keta rrine teksa po ua shkaterron. Ata te krahut tjeter ne parlament provojne cdo here se binden vetem per hir te karriges. Ky “normalitet” i imponuar po e vret pa kthim shpresen ne kete vend! Indiferenca sot eshte kosto e rende per te ardhmen!

E keqja duhet refuzuar e jo pranuar, pavaresisht arrogances apo fuqise financiare me te cilen blen gjithcka e kedo! E ardhmja na takon te gjitheve e shkon pertej nje apo dy mandatesh! 107 vjet shtet! Eshte koha qe te bejme detyren per vendin! #ClirimNgaEdiRama

Artikulli paraprakHistoriani rus Oleg Sokolov dyshohet për vrasjen e një 24 vjeçareje
Artikulli tjetërMedia gjermane: Kosova reagon ashpër kundër mini-Shegenit ballkanik