Noka: Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushteti

Ish-deputeti Flamur Noka u shpreh para gazetarëve se, ka një tentativë të një kërcënimi politik të opozitës nga pushteti.

“Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushtetit. Ne si deputetë ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur që policia të godasë apo dhunojnë deputetë në krye të detyres. Ky është rast i paprecedent.

Në videon e shpërndarë nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që unë largoj punonjësin e policise nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetet jane te paprekshem.

Ata nuk jane police, jane banda me uniforme qe agresojne fizikisht, perfaqesuesit e popullit ne krye te detyres kushtetuese. Ne rast se do te kishte nje prokurori, kjo do te ishte ceshtja per t’u hetuar”, u shpreh Noka.

Ndërsa ish-deputeti Gent Strazimiri u shpre se është një akti i paprecedent pasi po proceduhet penalisht Kushtetuta.

“Kjo vazhdon te mbetet de jure republike parlamentare Deputeti eshte i paprekshem dhe detyra e policit eehte ta shoqeroje dhe t’i lehtesoje informacionin brenda ligjit. Jemi agresuar dhunshem dhe ajo qe po procedohet penalisht nen dhunen e “edvingut” eshte kushtetuta, jo ne te 6-te”, u shpreh Strazimiri.

3 27

61595104 432366483978115 3612952817544724480 n

Artikulli paraprakThaçi: BE-ja i ka mbyllur dyert për Kosovën
Artikulli tjetërShehaj: Oligarkët, një organizatë kriminale e qeverisë që po vjedh pasuritë publike