Një tjetër viktimë e koronavirusit në Infektiv, ministria nuk e raporton

Një paciente rreth 60-vjeçe e mbërritur të dielën e kaluar nga Shkodra ka ndrruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se 60-vjeçarja ishte e infektuar në Spitalin e Shkodrës ndërsa gjendja e saj ishte rënduar e për pasojë ishte nisur për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 ndërsa në raportimin e përditshëm të ministrisë nuk është raportuar si viktime e koronavirusit, pasi sipas tyre vdekja ka ardhur si pasoje e sëmundjes shoqëruese.

Pacientja vuante nga pankreasi dhe ishte asimptomatike nga virusi ndërkohë që kjo mund të jetë arsyeja përse nuk është konsideruar si viktimë e COVID-19.

Artikulli paraprakRaporti i Bankës: 24% e familjeve shqiptare me borxhe
Artikulli tjetërSkandali i ri i Ramës që kërkon dy hetime