Një njoftim për Edin dhe vëlla Olsin: Po nis prap transporti i miliona eurove nga Rinasi, e dini vetë…

Një njoftim për kreun e qeverisë dhe vëllain e tij që qëndron pas figurinave kineze tek aeroporti i Rinasit. Po nis sërish transporti i miliona eurove të bankave nga aeroporti I Rinasit, tani e dini vetë se çfarë duhet të bëni.

Ndoshta një skemë të re për të zhvatur ca miliona euro të tjera. Në dorë keni edhe qeverinë edhe policinë edhe aeroportin edhe hajdutët e rremë. Asgjë su pengon të zhvatni sërish jo më 10 milionë euro, por edhe 20, vetëm bëni porosinë tek bankat.

Lajmi i “Monitor”
Me një prani jo të zakontë të forcave ushtarake dhe policore, pritet që të rifillojë sot transporti i parave nga Rinasi drejt Vjenës.
Burime nga kompanitë që janë të angazhuara me transportin, thanë për Monitor se sot do të kontrollohen procedurat e sigurisë dhe më pas nuk dihet si dhe nëse do të vazhdojë.

Ajo që është e dukshme ditën e sotme, thanë burimet, është prania e shtuar e forcave të policisë dhe ushtrisë, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Kompania ajrore Austrian Airlines e ndërpreu shërbimin e transportimit të parave të bankave nga Shqipëria drejt Austrisë në datën 10 prill, një ditë pas vjedhjes në barkun e avionit të një shume prej rreth 6.5 milionë eurosh, pasi grabitësit arritën të çanin me lehtësi perimetrin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend.

Kompania ka pohuar përmes zëdhënëses së saj se po rishikohen masat e sigurisë dhe nëse gjithçka do të jetë e sigurt, atëherë do të rifillojë shërbimi i transportit cash të parave.

Ndalimi i transportit të parave jashtë shkaktoi menjëherë amulli në treg, që u reflektua në kursin e këmbimit , përmes zhvlerësimit të gjithë valutave, teksa bankat nuk po tërheqin valutë nga tregu dhe kjo ka krijuar një tepricë të valutës në treg.

Që nga data 9 prill, kur u krye grabitja në Rinas, euro ka rënë me 1.3 lekë, në 123.66 lekë duke zbritur në nivelin më të ulët që nga janari dhe dollari u nënçmua me 0.93 lekë. Më e fortë ka qenë rënia e paundit dhe frangës zvicerane, pasi bankat nuk janë më të prirura t’i mbledhin ato. Paundi britanik ka rënë me 2.16 lekë, që nga 9 prilli dhe franga zvicerane me 3.1 lekë.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit dhe për këmbime cash valutore. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Ngjarja e ndodhur në Rinas, e dyta kur grabiten paratë brenda në aeroport, pritet të ndikojë dhe në tarifat e sigurimit. Raiffeisen International që është korrepondentja me të cilën punojnë bankat në Shqipëri, mësohet se u ka çuar bankave së fundmi një amendim kontrate, ku i njofton se do të rishikojë kushtet e sigurimit të transportit të parave në udhëtim.

Avni Ponari, CEO i Sigal, kompanisë më të madhe të sigurimit në vend pohoi për Monitor se “sigurimi i cash në tranzit është një produkt i cili është i mbuluar nga tregu i sigurimeve kombëtar dhe ndërkombëtar”. Megjithatë, ai shtoi se kjo situatë do rrisë primin e sigurimit dhe nga ana tjetër nuk është më e lehtë për të gjetur risigurues.

Artikulli paraprakDo t’i imponohet dot ministrja Presidentit të vendit, apo Presidenti…
Artikulli tjetërKrijohet me ligj Korporata e Grabitjeve të Ramës, skema gjigande e vjedhjes së pasurive publike