Një mjedis i egër, cinik dhe i pashpirt!

Erl KODRA

Bota është një mjedis i egër, cinik dhe i pashpirtë. Zakonisht, viktima janë më të dobëtit dhe naivët. Ne jemi të dobët, por nuk na lejohet të jemi naivë.
Imagjinoni për një moment mini ministrin Gent Cakaj përballë Mike Pompeo, Sergey Lavrov dhe Wang Yi. Mendojeni pak këtë djalkën teksa paraqet qëndrimin e Shqipërisë (!?) së Edi Ramës për çështjen e korrigjimit (!?) të kufinjëve mes Kosovës dhe Serbisë. Merreni me mend se si do të dalë ai fëmijë i shkretë nga një takim i tillë me dinosaurët e botës.
Ato çaste nuk të hyjnë në punë librat, dituria dhe gjuhët e huaja. Sepse aty ti je një mini djalë i vogël, nga një vendi i vogël, me një shef të gjatë nga shtati por diabolik nga mendja.
A e shihni dotë skenën e takimit mes Gent Cakajt dhe Sergey Lavrov, rastësisht në një nga Sesionet e OKB-së?!
Please imagine it!
Ka shumë mundësi që të lagë breçkat mavi, ndërsa shtrëngojnë duart. Zogjtë si Gent Cakaj, Sergey Lavrov i ha me gjithë pendla.
Mbajeni veten e mos u çudisni; potencialisht kjo situatë ka akoma shanse të ndodhë, sepse potencialisht, nëse ne shqiptarët e Shqipërisë, nuk ia shkurtojmë ymrin kryeministrorë Edi Ramës, kllouni mund ta çojë budallallëkun dhe poshtërsinë e tij deri ne fund. Sepse i ndyri nuk di të ndalet, ai nuk vuan nga asnjë lloj kompleksi, nuk ka turp, nuk ka ndërgjegje, nuk mban asnjë përgjegjësi.
Madje madje, me siguri ai na konsideron të gjithëve “kadrinjë”, frymorë që thjesht duhen rrjepur së gjalli; një lloj rrace inferiore dhe të mangët.
Kurrë nuk e kam pëlqyer Presidentin Ilir Meta. Kam arsye të bollëshme të mos e votoj, të mos e pëlqej, madje edhe ta urrej politikisht.
Sot Presidenti Ilir Meta u bë edhe Presidenti im.
Për Baton Haxhi Durrsakun do të shkruaj herë tjetër.

Artikulli paraprakKjo është policia që duam! Bëjnë të fortin me studentët se me kriminelët shkojnë e u blejnë cigare
Artikulli tjetërLiberalizimi i vizave për Kosovën, qeveria gjermane e dyzuar