Një i “kërkuar” nga amerikanët si hajdut, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm Policie

Merkatoja për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas ikjes së Haki Çakos po merr përmasa të mëdha në media. Të gjithë kanë emrat e tyre. I fundit që qarkullon është Agron Sojati, që aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit pranë kryeministrit të vendit Edi Rama, duket se është piketuar nga ky i fundit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kolegët e Kombinews.al shkruajnë se Sojati është shkarkuar nga detyra në polici për abuzim me fondet e një aleati strategjik. Sipas tyre, Agron Sojati, është larguar nga detyra e policisë me shkelje dhe abuzim me detyrën, për abuzim me fondet e Qeverisë Amerikane. Në vitin 2016 Sojati është ndëshkuar disiplinarisht me ulje në gradë si dhe është gjobitur nga Agjensia e Prokurorimit Publik me 200 mijë lekë pasi u gjet me shkelje gjatë auditimit në kohën që kryente detyrën e drejtuesit të antiterrorit. Edhe pse i shkarkuar për një arsye që partnerët janë shumë të ndjeshëm ai është emëruar si këshilltar për ekstremizmin e dhunshëm në Kryeministri dhe se fundmi përmendet si kandidati favorit që plotëson kriteret për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. /Faktor.al/

Artikulli paraprakDështimi spektakolar me reformën territoriale, na kushton 146 miliardë lekë më shumë në 9 muaj
Artikulli tjetërÇmimet e pajisjeve elektroshtëpiake u rritën, si i gënjyen shqiptarët me ofertat e Dhjetorit