Një jetë – tre luftëra!/ Heroi i tre lufterave rikthehet si sfinks në vendlindje!

Nga Azgan Haklaj

Prej më shumë së dy dekada me gjithë mundësitë e mija njerëzore e politike i jam përkushtuar jo vetëm ndriçimit të veprës së Tahir Tahir Sinanit por edhe përjetësimit të tij në Malësinë e Gjakovës, Tropojë me një vepër monumentale të denjë për përmasat e heroizmit të tij.
Ishte komandant i luftës dhe lideri i paqes e integrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti i cili në thjeshtësinë e fjalës kishte përmbushjen e premtimit që mundësoi përsonalisht rikthimin në vendlindje të Gjeneralit Hero Tahir Sinani të derdhur në bronx me madhështinë që i takon për tu përjetësuar me malet e Shkelzenit e Jezercës.
Dhe jo rastësisht zgjodhëm datën 5 Maj 2024.
Është Dita e Deshmoreve të Kombit.
Në vigjilje të ditëlindjes së Heroit Kombëtar, simbolit kombëtar e personofikimit shtetëror Gjergj Kastrioti (Skenderbeu).
E pikërisht në vigjilje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 25 -vjetorit të çlirimin të Dardanisë, Kosovës.
Në javën e Europës.
Tahir Sinani nuk është vetëm ushtaraku i përgatitur që kontriboi me profesionalizmin e tij në tre luftëra çlirimtare në trojet amëtare por së pari është sinjali i qartë se përballë rrezikut ne regojmë si një komb dhe një qëndrim do të kemi kudo ku jetojmë e kudo ku jemi.
Malësia e Gjakovës, Tropoja është vendi i heronjëve për çeshtjen kombëtare për lirinë e demokratizimin e tyre ndaj do ketë përgjithmonë një vënd nderi për Tahir Sinanin.
Ai jo vetëm do vlerësohet individualisht për kontributin deri në sublimitet por do shërbejë si vend pelegrinazhi e refleksioni për genin tonë historik për brezat që vijnë.

Artikulli paraprak“Kanë pasur paratë e popullit në dorë”, Ngjela shpërthen ndaj Kryemadhit dhe Metës: Të tregojnë si…
Artikulli tjetër“Metamorfoza”/ SPAK i komunikon akuzat ish-prokurorit të Kukësit, ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka! Veçohet çështja për “mbretin e kumarit”, Ervis Martinaj