Një grua me Covid-19 mbërrin tek Infektivi

Një person i dyshuar me COVID-19 ka mbërritur tek Spitali Infektivnë Tiranë ndërsa ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Bwhet e ditur nga Infektivi se, bëhet fjalë për një grua për të cilën ende nuk ka të dhëna se nga ka ardhur.

Ajo ka zbritur nga një autoambulancë dhe është shoqëruar për në ambjentet e brendshme të spitalit nga stafi mjekësorë i cili siç duket është i pajisur me masa të rrepta mbrojtëse.

Një helikopter i urgjencës ka mbërritur në pistën që ndodhet në oborrin e Spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa sapo është ulur ka mbërritur një autoambulancë që ka marrë një person duke e transportuar në ambjentet e urgjencës.

Ende nuk ka informacione se për çfarë rasti bëhet fjalë dhe nëse ka lidhje me ndonjë person të infektuar me koronavirus apo ndonjë rast tjetër urgjent.

Siç shihet nga pamjet, stafi mjekësor por edhe personat që shoqërojnë pacientin janë të pajisur me mjete mbrojtëse, ndërsa në vijim do të komunikojmë informacione të tjera në lidhje me ras tin në fjalë.

Artikulli paraprak683 viktima nga koronavirusi në 24 orë në Itali , 3489 në gjendje kritike për jetën
Artikulli tjetërCovid-19/ Del përgjigjja e testit të dytë e kancelares Merkel