Nivel mjeran profesional i…

Myqerem TAFAJ

Nivel mjeran profesional i diskutimit mbi bujqësinë në Komisionet parlamentare!

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ministri i Bujqèsisë dhe kryetari i Komisionit diskutojnë për bujqësinë, por jo për bujqësinë e Shqipërisë.

A mund të lidhen subvencionet vetëm me eksportet bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri, kur vendi importon rreth 500 milion USD ushqime nga jashtë? A mund të flitet për exportet, kur mbi 90 % e nevojave të industrisë së mishit plotësohen nga importi? A mund ti thonë këta sa përqind e nevojave të tregut të brendshëm për konsum dhe për përpunim për cdo produkt plotësohet me prodhim vendas?

Ky është mashtrim i publikut për të legjitimuar shpërndarjen e fondeve në shumë pak duar, të quajtur edhe grumbullues gjoja produktesh, por në realitet janë edhe grumbulluesh votash!

Artikulli paraprakKush është prokurori që do të hetojë Dvoranin pas padisë së Metës
Artikulli tjetërBesnik Muçi: Po pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin tim…