Nis marshimi më i madh i revoltës së qindramijëra protestuesve, rrethohet Kryeministria

Qindramijëra protestues kanë nisur në marshim të madh proteste duke rrethuar institucionet e dala nga zgjedhjet e paligjshme. Pas mbërritjes në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Flamur Noka ka bërë thirrje të gjithë protestuesve që të ndjekin opozitën në marshimin e masa më e madhe ndonjëherë e protetsuesve kanë rrethuar fillimisht Kryeministrinë. Masa e protestuesve është mjaft e madhe dhe thuajse e pafund që po derdhet në rrugët e Tiranës. 3 17
Ish-deputeti Flamur Noka iu drejtua qytetarëve duke i thënë se, duhet të tregojmë që dimë të protestojmë dhe të shfaqim vlerat e qytetërimit.
Ai shtoi se kjo protestë do të jetë një marshim duke e ftuar kryeministrin Rama të largohet.
“Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protestë do të jetë marshim. Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi.

Rama ik!! Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde. Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”. Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige.
Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik! Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim.
Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë, Rama ik, Rama ik! Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit. Rama ik! Rama ik! Rama ik! Populli ka folur! Rama ik! Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më.
Rama ik! Rama ik! Rama ik! Na ndiqni, na ndiqni vëllezër! Rama ik! Rama ik! Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik.
Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?! Marshim proteste! Do të marshojmë, protest ndaj bandës. Përpara!”, ishte fjala e Nokës.

2 19

3 17

4 13

protesta 1

Artikulli paraprakMedia gjermane ZDF transmeton direkt protestën dhe marshimin e Bashës
Artikulli tjetërInizia la più grande marcia della rivolta di centinaia di migliaia di manifestanti, il Primo Ministro è circondato