Nis arrestimi i kundërshtarëve politikë të Ramës, shoqërohet Kryebashkiaku i Lezhës

Rama ka nisur arrestimin e kundërshtarëve politikë me akuza ende të paqarta. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është shoqëruar në polici. Kreu i bashkisë akuzohet për ‘Tjetërsim pronash’. Bashkë me Frrokajn është shoqëruar edhe Nënkryetari i kësaj Bashkie. Sipas Prokurorisë politike kemi të bëjmë me “Shpërdorim detyre”. Duket se kemi të bëjmë me një fushatë të re politike të arrestimeve me synim ngjalljen e frikës dhe përhapjen e panikut tek qytetarët në një kohë që qeveria është shndërruar në një organizatë kriminale për lidhjet me trafiqet, krimin dhe korrupsionin. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 23 zyrtarë të tjerë të institucionit të drejtuar prej tij janë shoqëruar në polici mesditën e sotme. Shoqërimi është urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lëzhës me tokat në bregdet. Sipas burimeve të Prokurorisë Frrokaj dhe 23 zyrtarët e tjerë po hetohen për shpërdorim detyre në një skemë manipulimi të pronësisë së tokave në bregdet, e ngjashme me atë që u zbulua pak kohë më parë në Spille. Mësohet po ashtu se prokuroria ka marrë referimi në policinë e shtetit në lidhje me bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH. Pak ditë më parë katër ish punonjës të bashkisë së Lezhës dhe të Hipotekës janë paditur pasi akuzohen se kanë kthyer pronën e shtetit në një tokë private.

Artikulli paraprakFirma e ministrit të Ramës që i jep kompanisë ruse të lidhur me Putin naftën shqiptare
Artikulli tjetërMasakra që po ndodh në bregdetin e Jugut nga bastardët e Ramës