Ngushëllohet Taulant Xhaka

Ka qenë për tre herë radhazi kundërshtar me vëllain e tij, por Taulant Xhaka nuk ka dalë asnjëherë i fituar nga fusha e lojës, edhe pse në tri turne të ndryshëm. Edhe dueli i tretë i tij përballë Granitit është mbyllur me një humbje, ashtu si herët e tjera, por mesfushori ngushëllohet me faktin se një sfidë e tillë brenda familjes është gjithmonë e veçantë dhe një kënaqësi e rrallë.
“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait”, ishte postimi i Taulant Xhakës në Facebook menjëherë pas përfundimit të takimit, ku ndryshe nga sfidat e mëparshme, mes të dyve kishte rrallë herë përplasje direkte, pasi lojtari i Bazelit ishte rreshtuar si qendërmbrojtës në këtë duel.

Artikulli paraprakPD kërkesë për referendum: Të vendosë populli, jo qeveria
Artikulli tjetërErgys Kaçe bind çekët, titullar i padiskutueshëm