Ngecin hetimet për tërmetin, Prokuroria: Është zhdukur dokumentacioni

Pas hetimeve të nisura për tërmetin e 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ka firmsour 41 urdhër ndalime për abuzime me ndërtimet e dëmtuara në disa zona të Tiranës. Policia ka ekzekutuar 31 urdhër-ndalime, ndërsa 10 persona janë shpallur në kërkim. Burime i thanë “ABC Neës” se 6 prej tyre rezultojnë të kenë dalë jashtë vendit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Eliabeta Imeraj, deklaroi se hetimet do të vijojnë edhe në ndërtesat brenda Tiranës që janë konstatuar të pabanueshme.

“Kemi arritur të evidentojmë disa ndërtesa dhe banesa që janë shpallur të pabanueshme. Duke marrë në kosnideratë elementët teknikë të nevojshëm për tu hetuar, në rastin konkret është arritur në konkluzionin që pas ekpsertimeve përkatëse janë identifikuar autorët”, sqaroi Elisabeta Imeraj.

Prokurori që ka drejtuar hetimin për tërmetin, Erjon Imeri thotë se janë gjetur një sërë shkeljesh nga ana e ndërtuesve dhe zbatuesve të projekteve ndërtuese. Në disa raste është konstatuar edhe mungesa e lejes së ndërtimit nga njësia administrative.

“Funksionarë të ish komunave kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin dhe në mungesë të theksuar dokumentacioni teknik dhe ligjor. Në disa dosje mungojnë oponenca teknike”, tha Erjon Imeraj.
Grupi hetimor ka vendosur nën akuzë, edhe ata persona të cilët kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, që kanë kryer shtesa, të cilat dyshohet që kanë sjellë dobësimin e strukturës mbajtëse të objekteve.

Ndërkohë hetimet vijonë edhe për të tjera objekte të cilat janë shpallur të pa banueshme në të gjithë Tiranën. Në kryeqytet janë 25 institucione, 134 pallate dhe rreth 200 objekte të dëmtuara, të cilat janë objekt hetimit. Prokuroria po kryhen hetime edhe në zonën e njësisë administrative Dajt, bashkinë Kamëz e në të gjitha njësitë bashkiake ku ka pasur objekte të dëmtuara.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës u shpreh e rezervuar për të dhënë detaje të tjera lidhur me hetimet e tërmetit.

I pranishëm në konferencën e Prokurorisë së Tiranës, ishte i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Të ndaluarit nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm do të dalin të enjten me gjykatën për caktim të masës së sigurisë./abcnews.al

Artikulli paraprakINSTAT pranon tkurrjen e popullsisë shqiptare
Artikulli tjetërBasha: Kjo nuk është betejë për karrige. Do të jetë fitore vetëm kur të ketë zgjedhje të lira e të ndershme