Nga Rama nuk pret askush asgjë!

Nga Vehap KOLA

Në 2017, Edi Rama prezantoi një flotë me 61 eskavatorë të blerë me një grant të BE-së prej 44 milion euro.

Po atë vit flotës iu shtuan edhe 10 eskavatorë krahëgjatë që u blenë me një grant të qeverisë së Kinës.

71 eskavatorët, u premtua, të zgjidhin një herë e mirë problemin e përmbytjeve.
Megjithatë, në fund të vjeshtës së vitit 2017 Shqipëria u përmbyt prapë dhe fadromat nuk u përmendën më.

Thuhet se ato fadroma ishin blerë te një myshteri i Vlahutinit në Kroaci dhe rezultuan difektoze, siç u ndodhi edhe në ndonjë vend tjetër.

Tani jemi prapë përpara përmbytjes dhe prapë censurohet kjo çështje.

Thënë kjo, unë nuk pres që Rama të bëjë atë që i takon një qeverie në këtë situatë:

– të kishte një strategji për reduktimin e riskut nga përmbytja;

– të kishte trajnuar strukturat e emergjencës civile;

– të kishte një buxhet të dedikuar sipas vlerësimit të riskut për përmbytje; etj.

Unë thjesht po ju kujtoj një gjë që ky ia ka marrë Shqipërisë dhe nuk ia ka kthyer.

Zgjidhja më e mundshne është të durojmë edhe pak, por të mos harrojmë dhe me 25 prill ta përcjellim.

Prej Ramës nuk pret më askush asgjë, j kanë larë duart prej tij me vakt.

Artikulli paraprakArsimi online, pragu i epidemisë së injorancës!
Artikulli tjetërSkandal/ Shqipëria nën ujë derrat e regjimit nga Ahmetaj tek Balluku e Fuga në resortet e Dubait (Video)