Nga përplasja me Mugoshën, tek akuza për “imoralitet”! Roli i Nexhmije Hoxhës në vrasjen e Ramize Gjebreas! Fitoi pafajësinë pas vdekjes, por dosja u zhduk për 50 vite

DR. VASFI BARUTI/ Në 80-vjetorin e ekzekutimit si hienat prehnë e tyre, 7 mars 1944. E shumta në të paktën. Gjebrea (mbesë në Kaçanik, Kosovë) liceiste, kalon në ilegalitet pse policia fashiste e kërkon me ngulm kudo në rrethe; sekretare me rininë antifashiste shkollore e femrat tiranase; aktive në aksione të mëdha ilegale antifashiste në Tiranë; sekretare politike e Rinisë Antifashiste të terrenit në rajonin e Jugut; ditari në përditshmëri me lëvizje fshat më fshat, në biseda të hapta s’rreshti me kryefjalë sinfoni shqiptarie Gjebrea: “Shqipëria e shqiptarëve”; “Shqipëria pa rusë, serbë e grekë”; ballas debat me Dushan Mugosha: “Kosova ka emrin Shqipëri dhe jo Serbi, siç doni ju”; “E drejta si njeri të respektohet”; Manifesti “Liritë e të drejtat e femrës shqiptare”.

Ramize Gjebrea

Ramize Gjebrea, 80 vjetori i ekzekutimit tinëz komunist e zvarritje trupi si egërsira gjahun, grabitje demonstrative sende “Made in Englant” të trupit si çantë, stilo, këpucë. Me akuzë “imoralitet, i janë parë të mbathurat me gjak”, “provë” imoraliteti, kurse dokumenti sekret me akuzë: “Ramize Gjebrea është antiparti, shkelëse e moralit proletar”. Gjebrea 19 apo 20-vjeçare me kundërvënie hapur, disidente me partinë e saj komuniste, fiton pafajësi nga Gjykata e Lartë Ushtarake (dhjetor 1946), dosja e Gjykatës mbahet sekret 50 vjet madje e sot dëshmore (1946) vuan në censurë të fortë komuniste dhe s’rresht lutje çprangosje e dosjes arkivore në AIDSSH me kryetare Genta Sula. Gjebrea e shumënjohur “Zhulieta shqiptare”, projekt i realizuar nga trinomi Naxhmije Hoxha, Sofo Lazri e Diana Çuli. Monografi dokumentare: “Vasfi Baruti, Ramize Gjebrea një jetë për tjetër kohë. Pa të ngjashme në histori lufte”.

FAKTOLOGJI, TË PANGJASHME NË HISTORI LUFTE…

Në gjegjie të propagandës fashiste për liritë e vajzërisë shqiptare Zala (Gjebrea) në Kushtrimi i Lirisë, gusht 1943, shkruan refleksionin “Të rejat shqiptare në luftë kundër fashizmit” (Kushtrimi i lirisë 1943, nr. 6-7) dhe është i pari e i vetmi në botimet e Luftës për mbrojtjen e lirive e të drejtat e vajzërisë, femrës shqiptare që vajzat e femra shqiptare mos jenë tufë delesh që “bzan” kokulur atë po që kërkon “bariu” i tyre. Ndërdija Zala (pseudonim) e gdhendur në gur: “E drejta e të qenit njeri të respektohet”, përcaktim që s’është gjetur në asnjë dokument për të drejtat e njeriut, nga e para deklaratë e OKB (1948) dhe të tjerat të Këshillit të Europës nga vitet ’60 e më pas. Ndoshta do jetë ide e huazuar nga humanistët francezë, njohëse e mirë e tyre. Figura 1

Ramize Gjebrea

Shkrimi i Zala-s me shigjetime të helmëta për gjyqet e popullit/partizane (gjymtyrë të partisë) që dënojnë të pafaj, shkrimi formonte figurë krimi politik për Gjebrean: në revista e buletinet e partisë për luftën ndalohen të botohen shkrime që vinë ndesh me partinë komuniste, në gazeta e revista të luftës s’ka shenjë me kritika. Zala, anëtare e redaksisë së revistës, përgjigjja i vjen nga posta e redaksisë së revistës: “Zala, tregimi yt nga Shqipëria e lirë ‘Si vepron gjyqi i popullit’ nuk i arrin qëllimit, gjyqi i popullit di pse dënon dhe jo fjalët e fshatarëve [të pavërteta]”. (AQSH. Fondi 56, D. 6, 1943. qershor ’43.) Në historinë e shtypit të partisë për luftën rasti “Zala” është pa të ngjashmen e vet. Figura 2

Në Konferencën e Rinisë /Zaloshnjë/ nga sekretaria e Konferencës Interesanti lëshoi një të vërtetë politike e çudi si kaloi në heshtje: “Përgjithësisht femrave [të reja] në Tiranë u pëlqen mënyra borgjeze e jetë”. Konstatimi i së vërtetës pa qëndrim politik, një thikë me dy presa e asesi naivitet i Interesantit. Sekretar i qarkorit të rinisë në rajonin e Beratit, bashkëluftëtar ilegal shumë i afërt me Gjebrean, kujtonte ç’i tha atë ditë mikes së tij: “Ç’bëre kështu, ideali ynë është ‘komunizmi’ jo borgjezia (mes miqsh)”. (Prof. Sotir Manushi, 20 janar 2003).

aaNga fshati Vuno (në Jug) Ramize i shkruan letër Agllai Zoto, shoqe e afërt në Liceun e Tiranës, e fton të punojë me rininë antifashiste, i jep këshilla të holla pune me të rejat e Vunoit e mes tyre një e rrezikshme politike: “… ta dijë populli e të gjithë se ne jemi për luftë nacionalçlirimtare dhe jo për të prurë rusin ose grekun me serbin këtu…” Figura 3. Togfjalëshi “ne jemi” ishte “sfond” politik pse më të keqen e përjeton populli i rajonit kurse udhëheqësia e partisë komuniste mjaltë e qumësht ishin me serb, rus e grek, madje serbi ishte udhëheqës i partisë dhe luftës.

Gjebrea, alarm shqiptarëve për rrezikun rus, serb, grek kur udhëheqësia e partisë komuniste sytë e mendjes e të zemrës i kishte te Rusia (BS) e Jugosllavia e Titos dhe të lëshoje kësi goditje alarmi për rrezikun rus e serb ishte të kërkosh konflikt politik e luftë me aleatët e mëdhenj, të mendoje mirë edhe ç’pusira mund të të ngrihen për jetën! Alarmi për rrezikun që kanoste shqiptarët ishte ndërdije shqiptarie e Gjebresë dhe s’pati asnjë kësi dukje shqiptarie në vite lufte në radhët e partisë komuniste. Alarmi për rrezikun kërcënues “Sinfoni shqiptarie”.

Rreziku rus nënkupton komunizmin stalinist; rreziku grek Ligjin e Luftës dhe çetat greke në Himarë; rreziku serb shumë kërcënues për Kosovë e Shqipëri, armiqësi shekullore me gjakosjet e mëdha të Kosovës; emisarët e Titos Miladin P. e Dushan M. ia kishin arritur të dakordësohej bashkimi i Shqipërisë në Federatën e Jugosllavisë. Shqiptari e epërme, Gjebrea mbeti në traktin e rinisë nacionaliste për ekzekutimin e Gjebresë. Rreziku rus, serb e grek për Shqipërinë në ndërdije Gjebrea ishte goditje e fortë, e drejtpërdrejtë edhe për Konferencën e Parë të PKSH (mars ’43), e cila goditi kritikat e forta nacionaliste kundër rrezikut serb e grek.

Fjala bindëse e pasionante patriotike e Interesantit për rrezik kanosës serb e grek për Shqipërinë zinte mirë vend në fshatarësinë e rajoneve. Të vërtetën e shohim në letrën që Nako S. i dërgon Muzhikut (Liri G.), Trashit (Koci X.), për habi letra i drejtohej dhe Miladin P: “Armiku [nacionalistët / populli] insiston me tërbim mbi çështjen Dushan-Miladin. Patjetër të marrim qëndrim. Populli dëshpërohet pse heshtim. Shkromëni”.

Përgjegjësinë e vendimit për ekzekutimin e Gjebresë e merr Brigada V-të, Qarkori i Partisë i rajonit të Vlorës dhe përgjegjësia ishte e mbetet mashtrimi politik i Tarasit, Enver. Nijaz Dizdareviç, misionar i Titos, në luftë në librin “Albanski Dnevnik”, (1989) zbulon vendimmarrësin e ekzekutimit të Gjebreas: “Dushan Mugosha nënëshkroi urdhrin për ekzekutimin e Ramize Gjebresë, me të drejtë apo pa të drejtë”.

44

Motivimi i Dushan Mugoshës për vendimin e ekzekutimit të Gjebresë ishte politik. E vërteta zbulohet dhe nga Nako S. në rrëfimi me zë e figurë i Liri Belishovës, e fejuara e tij: “Me dashurinë e madhe për Kosovën, Gjebrea s’mund të mos fitonte e antipatinë e Mugoshës. Nako Spiru më tha: kur Ramizeja erdhi në Tiranë, herë të fundit, tetor ’43, i kishte treguar se kishte konflikt me Mugoshën se Kosova ka emrin Shqipëri e jo Serbi|”. (Liri Belishova video 2005). Është pa të ngjashmen e vet! Si do jehonte sot debati i Gjebresë me Mugoshën në Kosovë! Përballja politike e egër me Mugoshën për Kosovën, kritika dërmuese për rrezikun serbo-grek e të tjera, janë motivi politik i vendimit Mugosha për ekzekutimin Gjebrea.

Në historinë e Luftës, figura të njohura vriten fshehtas me kodin stalinist “Të Dekorohet” i Tarasit. Ama, pati një rast të vetëm që Balli Kombëtar merr në mbrojte “të dekoruarit” e rasti ishte Gjebrea: një muaj nga ekzekutimi, lideri i Ballit Mit’hat Frashëri delegon te Rinia e Ballit Kombëtar traktin “Për Ramize Gjebrenë”, i cili shpërndahet veças në çdo fshat në rajonet Vlorë, Kurvelesh, Mallakastër, në rajone me influencë të Ballit në Korçë, Myzeqe, posaçërisht në Tiranë ku Gjebrea ishte me popullaritet të madh mirëdashës, trakti shpërndahet në Shkodër etj. Ramize Gjebrea kombëtarizohet ikonë shqiptarizmi: “Shqipëria e shqiptarëve” sërish pa të ngjashme në historinë e Luftës!

Veprimtaria atdhetare e Gjebresë ndjehej, përjetohej e njihej mirë nga Balli dhe Rinia e Ballit shpërndan traktin “Për Ramize Gjebrean” dhe betohet para varrit të saj: “Qëllimi yt ‘Shqipëria për shqiptarët’ është qëllimi ynë. Ramize, ti ke qënë e do mbetesh një e re shqiptare që për shpëtimin e Atdheut ishe kudo e para. Me respekt përulim kokën përballë kufomës tënde. Ramize! Fli e qetë! Ke vëllezër e motra që të kujtojnë me simpati…”.

6a

Faqet 5 e 6 të letrës së Interesantit grisen “për arsye konsipirative pse kishte emra”, le të shkruar Deti [Nako S.] bashkë me “Delegaten” Xhuglini. Cilët ishin emrat konspirativë shkruar në letrën e Interesantit? Ishin emrat Miladin P. e Dushan M., thelbi kritik në faqet e grisura: ata urrehen nga populli e janë rrezik për Shqipërinë. Grisja e faqeve është tregues i rrezikshmërisë për ç’kishte shkruar Intersanti në dy faqe të prera të letrës. Të vërtetën e dinte vetëm Nexhmije H. pse letra për të ishte. Letra e Interesantit me faqe të censuruar është shkolla e parë e censurës komuniste në vitet e luftës. Në Arkivin e luftës rasti Interesanti është unik, me të nis e mbaron historia e censurës komuniste arkivore në partinë komuniste në vitet e Luftës. Letra e Interesantit përfundoi me shënim: “Faqet 5 e 6 janë të prera në mes për arsye konspirative pse kishte emra. Deti”

ss

Ekzekutimi i Gjebresë mbulohet me gjithfarë arsye me theks dashurie me Zaho Koka, i cili e akuzoi se ishte kundër luftës! Gjyqin partizan Gjebrea e uli në gjunjë, ai dështoi në marrje vendim, ndaj po atë natë mblidhet “byroja politike” e Qarkorit komunist e vendos ekzekutimin e Gjebresë. Thanas Nano tepër i afërt me Gjebrenë, i pranishëm në gjyq politik. Qarkori në kujtimet për autorin shquan “imoralitetin” e Gjebresë: “Në të mbathurat e Gjebresë është parë gjak dhe kjo sipas autorit të shpifjes, ishte e mjaftueshme për të mbështetur akuzën e bërë për të provuar marrëdhënie intime”. (Thanas Nano 2004: 20 janar, Figura 7) Pyetja ngulmuese si u konstatua gjaku në të mbathura u mbulua me heshtje prej tij, andaj edhe kontrolli mjekësor i virgjërisë mbetet të ishte e vetmja alternativë, tjetër mundësi s’ka!

Zbulohet dokumenti sekret “Raporti i KQ të Partisë” për ekzekutimin e Gjebresë e dënimin e Zaho Kokës. Në raport në dy faqe të mëdha vjen motivimi për ekzekutimin e Ramize Gjebresë firmuar nga shtatë inkuizitorë partiakë të lartë të rajonit Vlorë, çudia se njëri syresh s’dëshiron të identifikohet e firmos me Xhako, [R, Xhangolli] dërguar nga Tarasi për “ndihmë” ndër protagonistët kryesorë në ngjarjen “Gjebrea”, siç shihet te letra e “Delegatit”, Nexhmije (20 shkurt 1944).

Vendimi i Qarkorit: “Ramize Gjebrea para gjyqit është treguar aspak e sinqertë, bindemi pra se e përmendura është tradhtare e Partisë, shkelëse e moralit proletar, tradhtare e shokut që i kishte premtuar fejesë, nuk ka asnjë fije komunisti. Me zë të përbashkët shfaqet mendimi të pushkatohet para forcave partizane”. Akuza numër një, se “Gjebrea është tradhtare e Partisë” është e vërtetë, faktologjia erdhi më parë. Akuza e dytë “shkelëse e moralit proletar”, e vërtetë. Akuza “ke kënduar këngë dashurie”, e vërtetë. Tualet i lehtë në kohë pushimi pas aksioni, puthja në ballë e rinisë kur nisen për aksion. Akuza e tretë, e pavërtetë pse s’kishte dhënë fjalë për fejesë kur Nako Spiru të fejuar legale në parti kishte Liri Belishovën, burimi i padyshimtë arkivor. Historia me Zaho është histori herrori komunist.

5

“Delegati” Nexhmije Xh. është protagonist e rëndësishme në ekzekutimin e Ramize Gjebresë, shtatë vjet shoqe shkolle! Në librin “Një jetë me Enverin” Nexhmije Hoxha shkruan “pjesëmarrjen” e saj aktive në Demonstratën e 28 tetorit 1941 dhe për ilustrim boton foto me tekst (sipër): “Për herë të parë në një vijë zjarri me Enverin” dhe poshtë: “Demonstrata e 28 tetorit 1941 në Tiranë” dhe qartësisht lexohet: Unë Nexhmije Hoxha në demonstratën e 28 tetorit jam në një vijë zjarri me Enverin! E pabesueshme por fakt, koka e Nexhmije H. në trupin Gjebrea! Nexhmije H. pret kokën e Gjebresë flamurtare dhe e tranplanton të vetën!

s

Montazh i Nexhmije Hoxhës në librin “Jeta ime me Enverin”.

Artikulli paraprakUrimi i veçantë i Lulzim Bashës: Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë
Artikulli tjetërPresidenti Biden i bën thirrje Kongresit amerikan për miratimin e ndihmës për Ukrainën: Nuk do të përkulemi para Putinit