Nga 4 mijë pika bastesh do të arrijnë deri në 400 mijë pas 1 Janarit, ja pse

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e ABC News, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për mbylljen e pikave të basteve në Shqipëri dhe ndryshimet në ligj.
Ai u shpreh se Rama jo vetëm që nuk do t’i mbyllë pikat e basteve, por në vend të atyre 4100 pikave do të hapen 40 mijë, 400 mijë e më shumë.
“po mbyll 4 mijë, po hap potencialisht 40 mijë, 400 mijë, 1 milionë, pasi po kthehet tek telefoni, pra lojërat e bixhozit me celular. Nëse loja ,me bastet fillonte me 1 mijë lek tani fillon me 200 euro dhe Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë shumë të shkurtër. Ai po krijon sipas të gjitha informatave që më kanë ardhur mua, po i monopolizon të gjitha në duart e vëllait të vet, Gjushit dhe Gaz Ramës. Ky është një skizofren. Ky njeri i cili nuk gjeti fjalë ngushëlluese për 8 viktimat në Selenicë apo punonjësit që ranë në krye të detyrës. Ky po ja jep Gjushit lojërat e fatit”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBerisha: Kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën
Artikulli tjetërBerisha: Opozita do të jetë në krye të lëvizjes mbarëpopullore