Neymar e gdhin në Londër, Emery e merr në mbrojtje

Trajneri i PSG-së, Unay Emery ka marrë në mbrojtje brazilianin Neymar, në lidhje me publikimin e lajmit se ky i fundit ka ndenjur gjithë natën zgjuar në Londër, nën shoqërinë e këngëtares Demi Lovato dhe një grupi tjetër miqsh.
Spanjolli vlerësoi përkushtimin e Neymar-it në stërvitje dhe performancën në fushë, ndërsa shtoi se për moshën e re që ka, i lejohet edhe të dalë me miqtë.
“Nuk e kritikoj Neymarin për faktin se ka ndenjur deri në orët e vona. Ai është një djalosh që përkushtohet shumë në stërvitje, ndërsa në fushë të gjithë e keni parë vetë se jep maksimumin. Është i ri dhe është normale që të ketë nevojë dhe dëshirë të dalë me miqtë. Për sa kohë që kjo nuk ndikon në rendimentin e tij, nuk kemi pse të shqetësohemi”, tha Emery.

Artikulli paraprakKonfindustria: 6 mijë biznese të vogla drejt falimentit
Artikulli tjetërKombet e Bashkuara: Shqipëria me nivelin më penalizues për taksat