New York Post: Martin Shkreli është pritur shumë mirë në burg, është bërë i pëlqyeri i të burgosurve

Famëkeqi i “farmaceutikës” Martin Shkreli është pritur shumë mirë në burg, madje është bërë i pëlqyeri i të burgosurve, shkruan New York Post. “Ai ka krijuar muskuj burgu nën uniformën e kaltër të paraburgimit”, ka thënë një burim i afërt me mbrojtjen në paraqitjen e parë gjyqësore të mashtruesit që kur ishte futur në burg në muajin shtator, transmeton Koha.net.
Tashmë me mjekër, Shkreli, 34 vjeçar, duket së është përshtatur menjëherë në shtëpinë e tij të re në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn.
“Të burgosurit po e pëlqejnë atë. Ata nuk i vendosin krahët mbi të dhe t’i thonë ‘më jep paratë’ siç iu bëjnë të burgosurve të tjerë… e donë atë”, ka thënë burimi për “The Post”, transmeton Koha.net.
Seanca ku Shkreli mund të dënohet deri në 20 vjet burgim për mashtrim të investitorëve do të mbahet më 9 mars. Shkreli u bë i famshëm për ngritjen e çmimit të një medikamenti kundër AIDS-it, Daraprim, me 5 mijë për qind.
Avokati i Shkrelit, Ben Brafman, në lidhje me dukjen e re të tij, thotë: “Mendoj se mjekra i shkon shumë atij. Bazuar në rrethanat, mendoj se ai po e tejkalon këtë gjendje mjaft mirë”.

Para ndalimit në muajit shtator, ai kishte qenë liruar me kusht, por u kthye sërish në paraburgim pasi përmes faqes së tij në Facebook kishte bërë thirrje që ndjekësit e tij ta kapin për flokësh Hillary Clintonin dhe t’i marrin ndonjë fije floku në mënyrë që ai të ekzaminonte më pas ADN-në dhe të zbulonte shumë gjëra për atëherë kandidaten presidenciale të Demokratëve.

Artikulli paraprakVëlla Olsi po nxjerr Partizanin nga kategoria, skedinat të parat, tifozët përleshen në Korçë
Artikulli tjetërDokumenti i deklasifikuar i CIA-s për bombën në ambasadën sovjetike, pse i duhej diktaturës