Nesër protestë para ministrisë së krimit për vrasjen e të riut, organizim qytetar në rrjetet sociale

Vrasja e 25 vjeçarit Rasha nga efektivë të policisë vetëm se ai kishte thyer orarin e izolimit ka ngjallur një revoltë të madhe në të gjithë gjithë shoqërinë.

Eshtë e tmerrshme që sot në vitin 2021 një i ri të vritet vetëm se shkoi të blejë një paketë cigare, ndërsa është po kaq kriminale përpjekja e pushtetit për të manipuluar këtë krim makabër me skenarët e Sigurimit të Shtetit sikurse I riu kishte armë në dorë.

Qytetarët po organizohen përmes rrejteve sociale për të protestuar nesër në orën 16.00 përpara ministrisë së krimit që bëri thithçka për të manipuluar këtë vrasje shtetëtërore duke u bërë palë me vrasësin. Thirrja qytetare kërkon angazhim të gjithë shoqërisë në protestën e nesërme në orën 16.00 para ministrisë së krimit.

Thirrja e organizatorëve

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rashës në mes natës në pragun e derës së shtëpisë, në çdo rrethanë të mundshme, është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vend. Pa dhënë një arsyetim logjik dhe ligjor të bazuar, një person me uniformën e Policisë së Shtetit, ekzekuton një të ri “se dyshonte që ishte kërcënim për rendin”. Ditën e nesërme, datë 09.12.2020, në orën 16:00 para ministrisë së Brendshme, PROTESTOJMË!

Tubimi do të jetë paqësor dhe në zbatim të protokolleve të pandemisë, pjesmarrjen nuk e përcaktojmë ne, por se sa është ndjeshmëria qytetare për rëndësinë e jetës. Jeta është më e rëndësishme se dyshimi i një efektivi.
Merreni këtë mesazh copy paste dhe publikojeni në profilin tuaj. Të gjithë me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakReagon Berisha: Vrasje shtetërore!
Artikulli tjetërLul Berisha shpallet në kërkim për vrasjen e biznesmenit