Nesër protestë madhështore, Parlamenti do të rrethohet nga protestuesit në 4 zona

Nesër opozita ka paralajmëruar që do të mbajë një tjetër protestë të madhe, përpara Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës së radhës plenare. BARDHI NE PROKURORI
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Gazment Bardhi, ka zbuluar për Ora Neës detaje nga protesta e nesërme që do të jetë e shtrirë në disa zona të parlamentit
“Nesër do të jetë një protestë para parlamentit. Do të jetë e shtrirë në disa zona rreth parlamentit për të kuptuar të gjithë që pa opozitën dhe kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve nuk mund të vihet situata në normalitet në Kuvendin e Shqipërisë. Ne sot nuk kemi një parlament funksional, sepse që një parlament të jetë funksional duhet të ketë mazhorancën dhe opozitën. Nëse ka vetëm mazhorancës ai nuk është jo vetëm kushtetues, por nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Basha do të bëjë të gjitha përpjekjet për të qenë në orën e caktuar përkrah qytetarëve, por kjo do të varet në varësi të takimeve.”, tha Bardhi.

Zbulohet skema
Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për nesër.
Plani është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i opozitës.
Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.
Sipas hartës, e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare pranë Kuvendit, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.
Policia e Shtetit ka angazhuar 1500 policë për ruajtjen e godinës parlamentare, ndërsa në mbështetje të tyre do të jenë edhe blindat dhe makinat që hedhin ujin me presion.
Mësohet se në lartësitë e ndërtesa pranë do të instalohen efektivë të RENEA-s, ndërsa trupat e FNSH do të jenë të përqëndruar kryesisht brenda rrethimit të Kuvendit.
Ndërkohë rrethimi i parë do të jetë me efektivë të komisariateve që mbështeten nga ata të Repartit Shqiponja.

plani

Lleshaj protesta

Artikulli paraprak“Washington Post” e “New York Times” jehonë deklaratës së presidentit Meta dhe krizës në Shqipëri
Artikulli tjetërFaqja e pare