Nesër edhe gjimnazistët përkrah studentëve në protestë!

Për protestën e ditës së nesërme përfaqësi nga të gjjithë gjimnazet e kryeqytetit kanë deklaruar, se do të braktisin mësimin dhe do bashkohen me studentët në mënyrë të organizuar dhe në bllok.
Por duket se kjo situatë që po agravon me shpejtësi ka vënë nën panik kryeministrin Edi Rama, i cili ka urdhëruar ministrinë e Arsimit që të përdorin çdo mënyrë për të ndaluar shtrirjen e protestës, edhe mes shkollave të mesme.
Që ditën e sotme kanë nisur reprezaljet dhe kërcënimet nga drejtuesit e e shkollave të mesme në Tiranë.
Syri.net sjell një rast (i denoncuar ne redaksi) të ndodhur sot në gjimnazin Qemal Stafa. Drejtoresha e kësaj shkolle pasi ka kërcënuar të gjithë nxënësit e shkollës që drejton të ciëlët i janë bashkuar studentëve, ka bërë telefonata shantazhuese, edhe me prindërit e tyre.
Por shihni në foton e mëposhtme komunikimin e nënës, me vajzën gjimnaziste, për të cilën drejtoresh është “ankuar” se ka ikur nga mësimi.
Pasi sigurohet se fëmija e saj është në protestë dhe jo diku tjetër; për një kauz që vitin tjetër do të jetë edhe e saja kur të bëhet studente, në vend që të mbajë anën e drejtoreshës shantazhuese, inkurajon të bijën.
Duhet të keni besim për kauzën, që të fitoni!

auto 48045748 2083433338384698 7394226425621905408 n1544118776

Artikulli paraprakPresidenti Meta rrëfen pse përzgjodhi Vitore Tushën për kreun e ri të KLSH
Artikulli tjetërSkandali/ Rama drejt burgut, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së