Nepotizmi, të gjithë kushërinjtë e ministrave drejtorë doganash

Një doganier në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ka denoncuar nepotizmin dhe vjedhjet që bëhen në dogana nga drejtorët dhe drejtoreshat që janë kushërinj të ministrave dhe deputetëve të PS. Doganieri i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, në nëntor 2016 kur erdhi Kryeministri i pushoi të gjithë drejtorët e drejtorive, sigurisht kot fare, sepse mbas 6 muajve të gjithë pa përjashtim janë vënë përsëri në postet që kishin sepse ishin njerëz të afërt të ministrave dhe deputetëve të PS. Ai shkruan se këto ditë pritet të shkojë Rama për vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe për këtë qëllim bëhen rregullime totale të gjithë godinës.
“Vjedhje, nepotizëm, tollovi në narkodoganën e vendit, presin vizitën e Noriegës! Lexoni denoncimin e doganierit dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje Doktor! Po ju informoj nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Këto ditë po bëhen rregullime totale të gjithë godinës, sepse presim kryeministrin. Eshtë duke u pastruar çdo cep i ndërtesës. Të gjitha zyrat e qelbura janë lyer, kanë sjellë dollape, etazher, tavolina e karrige të reja, një pjesë prej tyre marrë përkohësisht në subjekte private.
Me këtë sebep janë zhbllokuar të gjitha WC-të se të gjitha ishin jo të rregullta, nuk punonin galixhantet. Rubinetat e prishura e pa drita, sepse lartmadhnia kryeministër do inaugurojë zyrën qendrore të Vlerës…
Fitorja më e madhe është se pastruan oborrin e po rregullojnë rrugën që kemi 1 vit që lali Eri na e ka prishur dhe e ka lënë gropa-gropa, që shkatërroi makinat të gjithë punonjësve.
Fitore më në fund për ato që pastrojnë këpucët çdo ditë e për makinat që dukeshin sikur vijnë nga ndonjë katund nga lluca e pluhuri.
Drejtoresha e Personelit po bën strukturën që është bërë lesh e li. Janë ndryshuar gjithë departamentet e drejtoritë në to se kur të vijë gjatoshi e do gati, gjoja. Se për konkurse janë të gjitha kot. Në testimin që ju bë doganierëve, ato që nuk e fituan vajtën te DAP, në intervistë gojore se ishin të gjitha ato të “Rilindjes”.
Edhe diçka tjetër. Në nëntor 2016, kur erdhi Kryeministri i pushoi të gjithë drejtorët e drejtorive, kot, sigurisht kot fare, sepse mbas 6 muajve të gjithë pa përjashtim janë vënë përsëri.
Kë të heqë shoqen e Spiropalit që është drejtoreshë investimesh e duket puna e saj,tezen e Xhaçkës, që është drejtoreshë e Kontrollit të Brendeshëm, apo kushërirën e Saimir Tahirit që është drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë, apo djalin e xhajës së Bushatit, që është kryetar i Tiranës, apo mbesën e Mero Bazes, që është drejtoreshë e Antikorupsionit dhe sa e sa të tjerë.
Njësoj si kudo dhe këtu me çështje penale të mbyllura të drejtorëve e drejtoreshave, bile njëra F.Madhi dhe drejtoresha e Financës po krekosen që nuk i kap vetingu, megjithëse e dënuar.
Nesër pjesën më të madhe do i nxjerrin në punë se kanë frikë mos dalin në protestë shumica e drejtorive, gjoja se kanë punë. Shto që llogarinë parapaguese e kanë skandal, nuk rakordojnë fare. Subjektet fusin lekët nuk bëjnë amendimin këta.
Bëjnë zhdoganime me lekët e nuk po gjejnë as fillin. Ju kërkohet një përgjigje për ARMO-n dhe nuk dinë si të përgjigjen! Dy ditë mbledhje dhe pa përgjigje!!! Gjithçka rrumpallë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Por festë e madhe, presin gjatoshin kryeministër!”, shkruan doganieri.

Artikulli paraprakTajani: Shqipëria shumë larg anëtarësimit në BE
Artikulli tjetërSkema e vjedhjes me aeroportin e Vlorës