Nepotizimi, drejtori punëson të gjithë familjen në drejtorinë e tij

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Laç ka punësuar 4 familjarë të tij në ndërmarrjen me 20 punonjës. Ky skandal është denoncuar nga një qytetar nga Laçi nëpërmjet një mesazhi drejtuar ish-kryeministrit Berisha. “Ky është nepotizmi i aleancës së qelbësirave! Drejtori punëson të gjithë familjen në drejtorinë e tij. Qytetari dixhital denonon: Nepotizmin në qeverisjen e aleancës së qelbësirave! Në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit në Laç, 25% e të punësuarve janë të së njëjtës familje! Lexojeni mesazhin për më shumë”, shkruan Berisha në Facebook.
“Përshëndetje doktor. Hoqën një eskobar nga drejtor, por në natyrën e tyre Drejtoria e Përgjithshme e Transportit ka dhe eskobarë të tjerë. Drejtori i Shërbimeve të Transportit Laç, Ded Ndreca një injorant, arrogant, i dhunshëm dhe pa shkollë të mesme (në qoftëse kundërshton le të thotë një emër mësuesi që i ka dhënë mësim në të mesmen), ka punësuar 4 punonjës me lidhje familjare. I pari burri i motrës, Viktor Kabali, nga kasap mishi tek kontrolli fizik, i dyti Ervin Canga, burri i vajzës, arkëtar tek taksat e makinave, i treti Tan Ndreca, djali i xhaxhait përpunues tek patentat, dhe e katërta Aurora Pula, përpunuese tek patentat. Vetë i pesti i punësuar, kur gjithë ndërmarrja pa kontrollorët në rrugë ka rreth 20 punonjës, 25% e ndërmarrjes me lidhje familjare.
Duke i bërë presion drejtorit të përgjithshëm që të mjelte vetë korrupsionin e komisioneve të patentave, ka detyruar dy inxhinierë mekanikë të japin dorëheqjen, njëri ish-kryetari i Partisë Socialiste, Dilaver Zyba, sot i pa punë. Ky është kryenepotizëm ku Edi Rama premtoi se nuk do të ketë nepotizëm në emërime, nuk do të ketë emërime në familjaritet. Kjo do të thotë që këto eskobarë nuk pyesin as për premtimet e Edi Ramës gjatë fushatës as për vetë Edi Ramën”, përfundon mesazhi i qytetarit dërguar ish-Kryeministrit Berisha.
Me Edi Ramën kryeministër, nepotizmi ka njohur raste të padëgjuara kurrë më parë. Shëndetësia u premtua falas nga Rama, por u mbush plot me familjarë të drejtorëve dhe njerëz të pa aftë. Të gjithë qeveritarët dhe drejtorët e emëruar nga Rama e kanë mbushur administratën me familjarët e tyre dhe të afërmit për ta patur më të lehtë për të zhvilluar korrupsionin.
Kryetari i degës së PD në Lushnjë, Myslim Murrizi denoncoi para disa kohësh emërimet nepotike në Lushnjë. Vetëm Elida (Korreshi) Gjermeni, anëtare kryesie e PS, Kryetare e Gruas Socialiste dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak Lushnjë ka emëruar 6 familjarë të saj në poste të rëndësishme. Elida (Korreshi) Gjermeni, anëtare kryesie e PS, Kryetare e Gruas Socialiste dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak Lushnjë. 2-Vladimir Gjermeni, burri i Elidës, drejtor i Shkollës së Mesme Mekanike në Lushnjë 3-Islam Korreshi, vëllai i Elidës, në Ndërmarrjen e  Shërbimeve Publike në Bashkinë e Lushnjës 4-Namik Korreshi, vëllai i Elidës, së fundi është emëruar tek kunati i tij në Shkollën Mekanike si instruktor 5-Mbesa e Elida Korreshit, vajza e Islamit, punon në Bashkinë Lushnjë. 6- Zija Kurti, nipi i Elida Korreshit, drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar Çermë Shkumbin. Edhe pse ky skandal është denoncuar që para tre muajsh këta familjarë vazhdojnë të jenë në poste të rëndësishme në kundërshtim me ligjin.
Kjo është qeveria e Ramës, ku qindra të tjerë hiqen nga puna për motive politike e shumë të tjerë nuk kanë mundësi punësimi, pasi edhe pse kanë votuar e mbështetur “Rilindjen” nuk janë pjesë e klaneve që komandojnë në emër të pushtetit.

Artikulli paraprakSpektakli i neveritshëm i Ramës me 21 janarin
Artikulli tjetërKLSH: Financat i paguan Crown Agents 5 milionë euro të paplanifikuara në buxhet