Nënkryetari i PD, Edi Paloka, drejtues politik për Qarkun e Durrësit

Partia Demokratike ka caktuar nënkryetarin Edi Paloka drejtues politik të qarkut të Durrësit.

Paloka është i katërti, pas Vlorës, Shkodrës dhe Fierit. Më herët strukturat e PD kanë caktuar Helidon Bushatin drejtuesin e demokratëve në Shkodër. Në Fier u emërua ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i KLSH-së.

Pritet që PD të bëjë publikë në javët në vijim edhe emrat e drejtuesve të tjerë politike të qarqeve.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ndërkohë që pritet që kryesia e Partisë Demokratike të vlerësojë produktin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.

Artikulli paraprakKongresi çertifikon Joe Biden si Presidentit të SHBA
Artikulli tjetërBardhi: Dështimi i Edi Ramës në 8 vite dhe humbja e pushtetit është arsyeja e nervozizmit të Elisa Spiropalit!