“Në Shqipëri jemi të kërcënuar me vdekje!”, historia e familjes shqiptare që ka bërë bashkë Francën

Që nga viti 2016, një çift shqiptar dhe tre fëmijët e tyre jetojnë në Brive të Francës. Por ndaj tyre autoritetet kanë paraqitur një urdhër për dëbim. Ndërsa nga ana tjetër shumë shoqata dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut u kanë dalë në mbështetje.
Në fund të vitit 2015, Sabah dhe Vilma Muhja dhe tre fëmijët e tyre u larguan nga Shqipëria, duke lënë shtëpitë dhe familjet e tyre, jo për arsye ekonomike, por për arsye sigurie.
“Ne jemi në rrezik në Shqipëri: familja jonë është e kërcënuar me vdekje nga njerëz të rrezikshëm”, thotë çifti. Bashkëshortët shqiptarë kanë marrë së fundmi një kërkesë për të lënë territorin francez nga (OQFT).
“Në fillim ne u përballëm me vështirësi, por gjatë muajve u integruam dhe u ndjemë të sigurt”, ka thënë më tej çifti, raporton La montagne.
Tre fëmijë në shkollë
Çifti kishte shkuar në Francë që në vitin 2015 dhe kishin qëndruar tek të afërmit e tyre në Brittany . Më pas ata kishin marrë mbështetja nga Qendra e Pritjes për Azilkërkuesit (CADA) në Brive. Pas qëndrimit për ca kohë në kamp, familja Muhja ishte dërguar në një apartament.
Fëmijët, të moshës 6, 10 dhe 12 vjeç, shkonin në shkollën Thérése-Simonet dhe Kolegjin Rollinat. Ndërsa prindërit filluan të mësonin të flisnin frëngjisht në Qendrën Raoul-Dautry dhe në Klubin Courteline.
Një premtim për punësim
Duke pasur statusin e azilkërkuesi çifti nuk kishte të drejtë të punonte. Por nga ndihma sociale që u jepte shteti ata kishin qenë në gjendje të kursenin dhe të blinin një makinë. Shteti i jepte familjes rreth 600 euro.
Vilma, e cila punonte si përkthyese vullnetare për shoqata, ka dhënë edhe provimin Delf B2. Ndërsa Sabahu, i cili ka punuar si shofer kamioni në Shqipëri, mori një premtim për t’u punësuar me kontratë të përhershme si murator.

Artikulli paraprakMospërdorimi i rrjeteve sociale ju mbron nga vetmia dhe depresioni
Artikulli tjetërKush është gjyqtari që dënoi të riun e FRPD pse qëlloi Veliajn me vezë, lidhjet me PS-në (Foto)