Vendi në momentet ekzistenciale, Rama “mbjell” kërpudhën helmuese…

Nga Ilir ALLKJA

Në momentet ekzistenciale, kur vendi është gjunjëzuar nga epidemia e coronavirusit, kur strukturat sanitare të vendit kanë kërkesa imediate për materiale mjekësore, teste, materiale mbrojtëse e shumë nevoja të tjera, Rama realizon fiksimin patologjik për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe rindërton kërpudhën helmuese në oborrin e kryeministrisë.

Në kohën kur mijëra familje të mbetura pa strehë nga tërmeti flejnë nëpër çadra ose janë duke paguar qera, varrmihësi i parave publike shemb njërën nga godinat simbol të kulturës e historisë së Shqipërisë dhe “mbjell” kërpudhën e preferuar helmuese në tempullin e egzekutivit të Shqipërisë!

Një vend i varfër, i rraskapitur nga zhvatësit e vjedhësit më të pashpirt të gjithë kohërave kishte vërtetë mangut një kërpudhë disa milionëshe!

Ramaaa

Artikulli paraprakMeta: Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies
Artikulli tjetërNdërron jetë nga Covid-19 mësuesi në moshën 39-vjeçare